Robert De Niro, arbëreshi që preku majën e Hollywood sot ka ditëlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori, producenti dhe regjisori me nënshtetësi amerikane dhe italiane por me gjakun shqiptar që i rrjedh në vena, feston sot 77- vjetorin e lindjes. Ai është veçanërisht i njohur për bashkëpunimet e tij me kineastin Martin Scorsese. De Niro numëron  çmime të ndryshme, duke përfshirë edheatë të Globit të Artë. Madje në vitin 2016, ai mori një Medalje Presidenciale të Lirisë nga Presidenti amerikan Barack Obama.

Robert De Niro mbetet njëri prej aktorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërve.

Ai, për të qenë sa më I përkryer në rolet që i besoheshin, fillimisht e sfidonte veten me po të njejtin rol në jetën e përditshme, e pastaj në film.

Para se De Niro të xhironte filmin “GodFather III”,(Kumbari) ka jetuar në  Sicili,vend i njohur si zemra e mafies italiane.

Ndërsa për filmin “Taxi Driver”, ai punoi si taksist me muaj të tërë, në mënyrë që të mësonte të gjitha truket e këtij profesioni.

Përsa i përket filmit “New York, New York”, De Niro mësoi si të luante në saksofon.

Përgatitja e tillë e tij për filmat, e shndërroi  atë në një aktor profesionist, me fame botërore dhe mjaft të dashur për publikun deri në ditët e sotme.

Ja si ka ndryshuar ai deri para tre viteve.

Në jetën e tij ai pati dy martesa. Aktori u martua me aktoren Diahnne Abbott në 1976 dhe nga martesa e tyre lindën  një djalë. 12 vjet më vonë, në 1988 , martesa e tyre përfundoi në divorc.

De Niro atëherë pati një lidhje të gjatë me modelen Toukie Smith me të cilën pati djem binjakë të cilët erdhën në jetë në v. 1995.

Viti 1997, do të sillte për aktorin që tashmë ishte bërë një yll i kinemasë, martesën me  Grace Hightower , me të cilin ka gjithashtu një djalë, por edhe kjo martesë do të përfundonte në nëntorin e vitit 2018. Ru.Do/ Fjala

Lexo edhe :  Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

 

 

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV