Turqia përplaset me Greqinë/ Pretendimet për burime nafte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euronews Turkish raporton se Turqia ka zbuluar burime të reja të gazit natyror në Mesdheun lindor . Konfirmimi vjen pasi vetë presidenti Erdogan është shprehur se të premten do të bëjë me dije një lajm të mirë.

Anijet greke dhe turke janë shpërndarë në një zonë midis ishujve të Kretës dhe Qipros pasi Turqia dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në ujërat për të cilat Greqia pretendon se janë vendosur mbi zonën e saj kontinentale.

Nga mediat vendase rapoprtohet se Turqia ka dërguar ndërkohë anijen “Kanuni” nga porti jugor turk i Mersinit në zonën ende të pazbuluar. Kjo anije ka një ekuipazh prej 35 personash dhe është në gjendje të shpojë 3,000 metra në një thellësi prej 12 mijë metrash.

Një hap i tillë do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, të mosmarrëveshjeve territoriale me Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor, ku Turqia po kërkon naftë dhe gaz në ujërat e debatueshme.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e kërkimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas bllokut, Turqia po kërkon gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë Franca ka rritur përkohësisht praninë e saj ushtarake për të larguar aksionet turke, ndërsa Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE ishte e shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve.Ankaraja rifilloi kërkimin e saj në ujërat e Mesdheut javën e kaluar.

Erdogan është shprehur se presioni evropian nuk do ta detyrojë aspak të ndryshojë drejtim.

Rajoni është kthyer në një pikë të nxehtë energjie në vitet e fundit, me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, të gjithë duke zbuluar burime të rëndësishme natyrore.

Lexo edhe :  Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Dhe Ambiciet e Turqisë për të siguruar gjithashtu një pjesë të burimeve natyrore në Mesdheun lindor mund të tensionojnë më tej marrëdhëniet me fqinjët e saj evropianë. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Pëllumb Pilinçi në Kosovë: Unë do bëj botën të na përulet, Rama pis dhe injorant

Profesori shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi i cili është zotuar për krijimin e një qeverie teknike ka qenë së fundmi i...

Harry Kane ka një synim me Bayern dhe e thotë botërisht në media!

Pasi fitoi trofeun e parë në karrierë me Bayern Munich, që përkon me titullin kampion në Gjermani, sulmuesi anglez Harry Kane shpreson që të...

“O Endri Shabani, o mashkull…”/ Arjan Konomi “shpërthen” ndaj kreut të “Nisma Thurrje

Gazetari dhe shkrimtari Arjan Konomi ka qenë një ndër figurat publike të cilët u rreshtuan krah koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe trokiti në dyert...

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Avokati Arianit Koci ka prerë flokët para objektit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për moskonstituimin e Kuvendit edhe pesë muaj pas zgjedhjeve...

Deklarata nga Anglia: Rama ka pranuar të marrë të burgosurit shqiptarë

Nigel Farage ka deklaruar se Edi Rama ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania. Lideri i partisë Reform UK...

Lajme të tjera

Web TV