Veteranët e LANÇ i urojnë 90-vjetorin e lindjes Odhise Porodinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, Odhise Porodini mbush 90 vjeç.

Ja çfarë shkruan drejtuesi i i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar për shokun Odhise Porodini!

MESAZH URIMI
I KOMITETIT KOMBËTAR TË ORGANIZATËS SË VETERANËVE
TË LANÇ TË POPULLIT SHQIPTAR “NDERI I KOMBIT”
D R E J T U A R SHOKUT ODHISE PORODINI
ME RASTIN E 90- VJETORIT TË LINDJES

I dashur shoku ynë Odhise Porodini!
90-vjetori i lindjes Suaj, më 20 Gusht 1930, na jep rastin e gëzuar t’ju sjellim urimet më të përzemërta vëllazërore të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar; shëndet e jetë të gjatë, gëzime e lumturi në familje dhe suksese të mëtejshme në misionin e lartë atdhetar që jeni duke kryer në detyrën e nderuar të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar.
U linde në fshatin Labovë e Vogël dhe, në moshën 5 vjeçare, me ndarjen nga jeta të babait Tuaj, Mihalit, u larguat nga vendlindja për të jetuar bashkë me nënën tuaj të dashur, Athina, në fshatin Karjan te prindërit e saj. Bir i një familjeje të varfër, por besnike e atdhetare, Ju shoku Odhise, me sakrifica mbaruat shkollën fillore dhe që fëmijë do të provonit vështirësitë e jetës duke punuar dhe punëtor krahu.
Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte shkëndija e shpresës dhe për Ju, si djalë i parritur mirë, por të rrahur me dallgët e jetës. Në nëntor të vitit 1943, Ju u zgjodhët përgjegjës i Organizatës së Pionierëve Antifashistë “DEBATIK”, të fshatit. Në marsin e vitit 1944 e deri në çlirimin e vendit, nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre, ishit pjesëtar i Grupit të Dytë Ushtarak të Pezës.
Mbas çlirimit të vendit, në moshën 16 vjeçare, morët pjesë në disa aksione kombëtare të rinisë.
Në zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 1948, u zgjodhët kryetar i lokalitetit të Lunxhërisë e, më pas, i plotfuqishëm i grumbullimit. Ndërsa në vitin 1950, u angazhuat me detyra në organet e Punëve të Brendëshme e në ato të drejtësisë.
Me një vullnet të admirueshëm, krahas detyrave shtetërore, keni kryer njëra pas tjetrës nivelet e ndryshme të arsimit, me rezultate të shkëlqyera, deri dhe Fakultetin e Drejtësisë, ku u diplomua jurist.
Kudo ku keni jetuar dhe punuar, Ju shoku Odhise, keni qenë model i një njeriu të ndershëm, të dashur, të drejtë dhe të çiltër, i thjeshtë si njeri, por tepër i gjallë si veprimtar, patriot, fisnik dhe militant kosekuent në mbrojtjen e vlerave të LANÇ. Ju, shoku Odhise, kini dhënë kontribut të çmuar edhe në fushën e publicistikës me shkrime e libra të ndryshme ku, në qendër të tyre, spikat besnikëria, respekti për idealet e LANÇ. Qytetar aktiv, intelektual i kulturuar, prind e gjysh i mrekullueshëm, punoni sistematikisht për transmetimin e vlerave më të mira njerëzore.
Me daljen në pension, u radhitët në armatën e madhe të veteranëve të LANÇ, dhatë kontribute të vyera në dobi të mbrojtjes me përkushtim të vlerave të LANÇ, kundër përpjekjeve nga kolaboracionistët që bëhen për denigrimin e saj. Nga Konferenca e 7-të jeni zgjedhur anëtar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, anëtar i Kryesisë, nën/kryetar i Komitetit Kombëtar dhe që nga viti 2010 jeni zgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, detyrë të cilën e kryeni me përkushtim e nivel të lartë.
Për merita lufte e pune, Ju shoku Odhise, mbani 8 urdhra e medalje të ndryshme. Mbani edhe titullin e lartë: “Nder i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”, “Nderi i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut” dhe i Shoqatës së Invalidëve të Luftës”, “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, si dhe çerifikatën e mirënjohjes nga Bashkia e Tiranës.
I dashuri shoku Odhise Porodini!
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, shokët dhe shoqet veteranë e pasardhës, Ju urojmë përzemërsisht për 90-vjetorin e lindjes: Jetë të gjatë, shëndet të plotë, suksese dhe kontribute të tjera në punën tuaj drejtuese në Organizatën e Veteranëve të LANÇ, mbarësi, mirësi e lumturi në familjen Tuaj të nderuar.

Lexo edhe :  Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

K R Y E T A R I
Rustem Peçi

Tiranë më 20.08.2020

Të fundit

Non-grata edhe në Shqipëri…

Nga Artur Ajazi Në 11 Maj, Berisha me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, do të shpallet “non-grata” edhe nga...

Kujdes me njeriun e poshtëruar!

Nga Minella Aleksi I pashpresë dhe i pafuqi, këtë herë me ndihmën e magjistarit më të madh të fushatave elektorale amerikane, LaCivita kërkon të bëhet...

VIDEO/ ‘Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca’, manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së

Partia Demokratike ka 12 vite që ankohet pa pushim për manipulimin e zgjedhjeve duke ngritur akuza e kauza në emër të votës së lirë....

Dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj? Konsumoni këtë frut në darkë!

Nëse po kërkoni frutin perfekt për t’u konsumuar në mbrëmje, kivi është zgjedhja ideale. Studimet e fundit tregojnë se ky frut, i pasur me...

“Kjo është lidhja që zgjon shpresat e qytetarëve”, Berisha preznaton koalicionin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar koalicionin “Koalicioni për Shqipërinë Madhështore”, që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV