Ismail Kadare: Disa disidentë rusë mbështetën bombardimet e NATO-s në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ismail Kadare

Marr një letër nga gazetari rus, Sergej Djedulin, botues në Paris i revistës „Oko“ (Syri). Bashkë me letrën më dërgon një përmbledhje shkrimesh „Rusia dhe Kosova“, prej së cilës mësoj mjaft gjëra që nuk i kam ditur lidhur me reagimet ruse ndaj çështjes së Kosovës. Shkas për letrën është kritika ime në „Le Monde“ ndaj disidencës ruse, e cila ka heshtur ose ka mbajtur qëndrim të keq lidhur me krimet serbe ne Kosovë. Sergej Djedulin, me një mënyrë shumë dashamirëse, pasi përmend ndonjë imtësi me të cilën nuk është plotësisht në një mendje (është fjala për „Haxhi Muratin“ e Tolstoit), më shkruan se, në të vërtetë, ka intelektualë disidentë rusë që kanë mbajtur një qëndrim të shkëlqyer për Kosovën, por zëri i tyre, për fat të keq, është i mbytur nga kori i fushatës nacionaliste.
Përmbledhja „Rusia dhe Kosova“ është një dëshmi bindëse për këtë. E lexoj me vëmendje librin, një pjesë e të cilit është në rusisht e një pjesë në frëngjisht, dhe ndiej vërtet një ngazëllim për këtë zbulim.

„Unë e përkrah aksionin luftarak të NATO-s, jam shpirtërisht me të dhe i uroj sukses“ e fillon shkrimin e vet Leonid Batkin, publicist dhe historian i kulturës ruse, që jeton në Moskë. „Më vjen turp për ata që e dënojnë atë, duke përfshirë këtu edhe miqtë e mi“, vazhdon Batkin. „Llomotitjet për vëllazërinë sllave, llomotitje perandorake, më duken kryekëput gënjeshtra… Ne po përkrahim regjimin e fundit komunist e të përgjakur të Europës.
Artikuj të ashpër kundër qëndrimit proserb të A. Solzhenicinit kanë shkruar vetë Djedulini (Tradhtia ndaj lexuesve) dhe skulptori Igor Shellkovski. Ky i fundit i kujton Solzhenicinit se ka qenë vetë i burgosur, ashtu siç janë sot shqiptarët e Kosovës,dhe, si i tillë, ka ëndërruar një sulm të jashtëm për të çliruar. Ai i kujton, gjithashtu, qëndrimin e tij prej skifteri, kur e ka qortuar kaq e kaq herë Amerikën për tërheqjen e saj nga Vietnami. Së fundi, duke kujtuar Çeçeninë, skulptori i njohur e mbyll shkrimin me hamendjen se do të vijë, ndoshta, dita që në qendër të Moskës t’i ngrihet një shtatore Xhohar Dudajevit, në analogji me përmendoren që suedezët i kanë ngritur në vendin e tyre Pjetrit të Madh, njeriut që i çliroi nga xanxa e tepruar luftarake.
Lidhur me qëndrimet pro serbe, të shoqëruara me shpërfillje cinike ndaj dramës së shqiptarëve, të shkrimtarëve rusë, nuk më kanë bërë ndonjë përshtypje as deklaratat e I.Vollkovit e, aq me pak, ato të Eduard Limonovit, autorit të përmbledhjes me vjersha:“Poeti rus i ka qejf zezakët e gjatë“, atij që, siç tregon Nedim Gursel, ngazëllehej nga pamja e vocërrakëve boshnjakë kur rrëzoheshin si harabelat prej plumbave të snajperëve serbë. Përkundrazi, qëndrimi i A.Zinovjevit, dhe sidomos i A.Solzhenicinit kanë qenë trishtues për gjithë ata që i kanë dashur.
Kam shfletuar mbi dhjetëra libra kundër Solzhenicinit dhe, i shtyrë gjithmonë nga solidariteti natyral midis sivëllezërve letrarë, s’kam besuar kurrë asnjë nga ato mynxyra shkruheshin për të.
Natyrisht, nuk besoj as tani, por, ndërsa më parë kjo flakje bëhej natyrshëm brenda meje, tani më kërkon një fije vullneti.

Lexo edhe :  Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

20 gusht 1999. („RA KY MORT E U PAMË „)/Fjala.al/Ke.Ba 

 

 

Të fundit

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

Lajme të tjera

Web TV