Mbytja e 17 vjeçares pas xhiros me skaf në Velipojë, i riu që e shoqëronte rezulton i martuar në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë  e ndodhur në Velipojë, ku u gjet e pajetë 17-vjeçarja Enisa Doda, pasi kishte dalë për një xhiro me skaf me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i cili më pas është arrestuar nga policia.

Indrit Bajraktari, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez, thotë abcnews.al.

Misteri i kësaj ngjarje tragjike po thellohet edhe më tej, pasi nga autopsia rezultoi se vajza kishte shenja dhune por ende është e paqartë se nga se janë shkaktuar.

Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ku më pas dhe gënjeu duke thënë se 17 vjeçaren e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.

Gjatë xhiros me skaf vajza nuk e kishte jelekun dhe nuk dinte të notonte. Bajraktari ka deklaruar në polici se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det.

Dy të rinjtë që ndodheshin me motoskaf janë vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka ngjallur dyshime te pronarët e motoskafit, të cilët janë futur në ujë me mjete të tjera për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty kanë vërejtur se shtetasi Indrit Bajraktari nga fshati Kullaj i Njësisë Postribë në Shkodër po dilte nga uji me not ndërsa kishte lënë motoskafin në ujë dhe po ashtu edhe vajzën 17 vjeçe që kishte humbur jetën.

Pasi e kanë pyetur se ku ndodhet vajza, 25-vjeçari ka deklaruar për pronarët e motoskafit se e kishte nxjerrë në breg 17- vjeçaren dhe se e ka marrë xhaxhai i saj dhe ka tentuar që të largohet.

Në atë moment pronarët e motoskafit duke dyshuar se diçka nuk shkon dhe e kanë mbajtur aty të riun nga Postriba duke mos e lënë që të largohet derisa ka ardhur Policia. Madje njëri prej tyre e ka goditur me grusht që të mos ikte, sepse kishte tentuar të largohej.

Lexo edhe :  Britanikja 'Express'/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Policia ka mbërritur me shpejtësi duke bërë arrestimin e 25-vjeçarit Indrit Bajraktari. Ky shtetas kishte ardhur nga Anglia për pushime në Velipojë.

I pyetur nga Policia për ngjarjen, Bajraktari ka deklaruar se vajza ka rrëshqitur nga motoskafi dhe se nuk mbante mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur dhe se është larguar me not. 25- vjeçari ka qenë i paqartë në deklarimet e tij. Policia e ka arrestuar të riun ndërsa ka ngritur për të akuzat “shkaktim i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ajo që dyshohet nga ana e Policisë nga veprimet paraprake është se dy të rinjtë kanë qenë duke ecur me shpejtësi me motoskaf dhe për një moment 17-vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në ujë dhe duke humbur ndjenjat.

Indrit Bajraktari, i frikësuar është larguar duke lënë aty 17- vjeçaren dhe motoskafin. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale çelësin e motoskafit që u gjet në qafën e 17-vjeçares që humbi jetën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tiranë, dhunohen në krye të detyrës dy punonjësit e Policisë Bashkiake

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për...

Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi uu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend. Në mesazhin...

Kur negativiteti vesh maskën e njeriut: Tiparet e një personi toksik!

Në jetë takohemi me shumë njerëz: disa na frymëzojnë, disa na qetësojnë, e disa të tjerë na lodhin emocionalisht, pa bërë asgjë të dukshme....

“Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi Rama, i tha që na duhesh për 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por...

“PS mori të dhënat personale të votuesve të diasporës”, Lapaj akuzon socialistët

"Ku i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora?" Kjo është pyetja e ngritur sot nga Adriatik Lapaj, kreu i "Shqipëria Bëhet", me...

Lajme të tjera

Web TV