Historia ndryshe në tre librat e shkruar nga Qemal Lame

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kur shembeshin themelet”

Autori: Qemal Lame

Çmimi: 2000 Lekë

Botuar nga “Onufri” në 2014

“Kur shembeshin themelet” titullohet libri me kujtime i Qemal Lames, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992. Gjatë viteve të kohës së socializmit, lexuesi shqiptar ka qenë familjarizuar me shprehjen “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, e cila ka shërbyer njëkohësisht si titull për një nga veprat kryesore të Enver Hoxhës. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Onufri”. I shkruar nga njëri prej drejtuesve më të lartë të shtetit komunist, ai është një dëshmi e vitit të fundit të regjimit diktatorial, e panikut, tmerrit dhe çoroditjes së një kaste në prag të rënies së saj. Siç ka pohuar vetë ish-kryehetuesi, burimet dokumentare të librit, përveç ditarit të përditshëm të punës së tij, përfshijnë dokumente autentike të Hetuesisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, Arkivit Qendror të PPSH-së, Kuvendit dhe Presidiumit të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës, të cilat ndodhen tani në Arkivin Qendror të Shtetit. Libri “Kur shembeshin themelet” i Qemal Lames, siç e tregon dhe vetë titulli, është një antinom, një përmbysje e asaj çka përshkruan diktatori shqiptar.

Ndërgjegjja, motivacioni, përgjegjësia

Autori: Qemal Lame

Çmimi: 1000 Lekë

Botuar nga “Onufri” në 2008

Ai thotë se e ka shkruar këtë libër për lexuesit shqiptarë për parimet e rëndësishme të ndërgjegjes, përgjegjësisë dhe motivacionit, të cilat janë me rëndësi në formimin e njeriut dhe kontributin që duhet të japë për të ndihmuar secili në mënyrë sado modeste në problemet e mëdha të transformimit demokratik perëndimor të shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Trajtimi teorik dhe përvoja praktike e arritur në Shqipëri, si dhe jashtë shtetit, puna e bërë duke qenë në pozicione të larta apo të zakonshme, si çdo qytetar, të përpunuara në mënyrë shkencore dhe të paraqitura në mënyrë sa më të thjeshtë e të kuptueshme. Qemal Lame tregon në mënyrë figurative, se nëpërmjet temave të shkruara në libër tregohet se si është e mundur të bëhesh e të jesh drejtues, rruga ku duhet të ecesh, shkallët ku do të ngjitesh, dera që do të të hapet, zyra ku do të punosh, karrigia ku do të ulesh, tavolina ku do të qëndrosh, kompjuteri dhe stilografi me të cilët do të shkruash, telefoni me të cilin do të komunikosh, marrëdhëniet dhe roportet me kolegët, eprorët, vartësit apo qytetarët.

Lexo edhe :  Tirana përjeton 3 netë festivali ndërkombëtar me përmasa të reja

“Dritëhijet e kohës”

Autori: Qemal Lame

Botuar nga “Neraida” në 2020

Çmimi: 1200 Lekë

Ky libër është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe i përvojës personale të autorit për të sjellë të vërteta nga një temë sa e rëndësishme, aq edhe sensibilizuese, për të hedhur dritë tej propagandës politike dhe njohur anën e errët të pushtetit gri që viktimizoi padrejtësisht personalitetet e njohura dhe kolosët e letërsisë e artit shqiptar gjatë viteve të diktaturës. Në librin e tij “Dritëhijet e kohës: Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Neraida”, Lame pretendon të hedhë dritë mbi këtë çështje, duke u mbështetur në dokumente origjinale. Përveç risjelljes së disa çasteve me rëndësi në jetën politike të Shqipërisë gjatë diktaturës, Lame publikon edhe pjesë nga ditari që ka mbajtur gjatë kohës kur shërbente si kryehetues. Qemal Lame, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë gjatë dhjetë viteve, në vitet 1981-1992, dëshmon se kanë qenë krerët më të lartë të shtetit që janë marrë me çështjen “Kadare”. Ai dëshmon me përgjegjësi të plotë që Ismail Kadare jo vetëm ishte i ndjekur, por për të ka pasur edhe urdhërarreste të anuluara në çastet e fundit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Forbes: Vizioni i guximshëm arkitektonik që riformaton kryeqytetin e Shqipërisë

Një grup arkitektësh ndërkombëtarë, të përzgjedhur personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, po e riimagjinojnë rrënjësisht Tiranën si një kryeqytet ballkanik të guximshëm, me vizion...

Lajme të tjera

Web TV