“Perdja e hekurt”/ Sa shqiptarë kaluan kufirin në vitet 1944-1990 dhe sa prej tyre u vranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka publikuar së fundmi në Revistën e Unionit Studimor për Republikën Demokratike Gjermane në Universitetin e Lirë të Berlinit një studim me titull “Regjimi kufitar shqiptar 1945-1990”.

Në këtë numër të revistës, qendra e rëndesës studimore ishte përqendruar te “Perdja e Hekurt” e vendosur në kufirin shqiptar.

Por sa shqiptarë arritën ta kalonin kufirin bashkë me familjarët e tyre, sa prej tyre vetëm dhe sa prej tyre ndërruan jetë rrugës duke vrarë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Sipas studimit të Marenglen Kasmit prej nëntorit 1944 deri në nëntor 1990 u arratisën nga Shqipëria nëpërmjet kalimit të paligjshëm të kufirit individualisht ose në grup së bashku me pjesëtarë të familjeve 13.692 persona, ku 4.472 ishin gra dhe fëmijë.

988 prej tyre, ose 7.8%, vdiqën ose u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Përveç tyre, në korrik të vitit 1990 u larguan nëpërmjet ambasadave të huaj në Tiranë 4.785 persona. Ndërsa rreth 800 të tjerë janë larguar jashtë shtetit me pasaportë si vizitorë dhe nuk janë kthyer më në Shqipëri.

Llogaritur së bashku, rezulton se nga Shqipëria arritën të largohen prej vitit 1944 e deri në fund të vitit 1990 afërsisht 18.289 persona./Ar.Ha/ Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV