Ylli i Kuq i Beogradit dhe Ylli i Kuq i Pogradecit! Nga Kosta Grillo posaçërisht për “FJALA”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natyrisht për Crvena Zvezdën ose Yllin e Kuq të Beogradit është folur shkruar e shprehur pa fund në vendin tonë – që nga themelimi i saj pas luftës se 2 botërore e deri më sot – kur në prag të ndeshjes me kampionen tonë Tirana… emri i kampioneve të Serbisë… ka zëvendësuar bukën tonë të përditshme që sipas disa zërave gatuhet me miell të importuar nga Serbia… por edhe COVIDIN që na ka pllakosur…

Ka 2 pika kulminante që kanë lidhje me ketë ekip rekord fitues të kampionateve në ish-Jugosllavi, por edhe të kupave… por që kanë lidhje direkte apo indirekte me vendin tonë… 1…Fitimi i Champions Leagues me 1991…që bëri për vete edhe shumë shqiptarë brenda kufijve të vendit tonë… Por mbase edhe pak në Kosovë që për hir të së vërtetës ishin anti-Zvezda dhe filo-partizane… Sepse kuptohet dy superstare dhe jo vetëm kosovare kishin bërë karrierë të madhe me ekipin ushtarak… Xhevat Prekazi dhe legjenda e pavdekshme Fadil Vokrri …qe edhe sot e kësaj dite nderohet në Beograd… te grobaret (varrmihësit, ultrasit e Partizanit)….

Zvezda e 91-it për ata që e njohin… nuk ishte një Zvezdë 100 karatshe serbe, por një skuadër ballkanase multietnike, ku kishte edhe një gjysëm shqiptar e gjysëm boshnjak me origjine si Refik Shabanaxhoviç (për koincidencë mban të njëjtin emër me presidentin pasionant të sotëm të Tiranës, Refik Halili.

Në atë skuadër të madhe te Yllit të Kuq te Beogradit ishin dhe Savicevic (Mali i Zi) një mik i madh i shqiptarëve, ishte edhe maqedonasi Pancev, apo kroati Prosinecki, etj.
Pra gjithë popujt e Ballkanit po të përmendim edhe gjysmë- rumunin Belodedici….ishin grahmat e fundit të bashkëjetesës paqësore të ish-Jugosllavisë që po përpëlitej për të mos u ndarë. Këtu vjen lidhja e dytë e Zvezdës me Shqipërinë. Një ultranacionalist i tmerrshëm i quajtur Arkan shfaqet në arenën politike, por edhe sportive, duke u bërë edhe njëkohësisht idhull i tifozerisë së flaktë të Zvezdës të quajtur Delije.
Natyrisht edhe lufta e Kosovës apo urrejtja e ultrasve nacionaliste në stadiumin “Marakana” të Beogradit shprehur me kore e me parulla genocidiste ndaj shqiptareve…padyshim që kjo situatë apo marrëdhënie kulmoi dhe në ndeshjen episodike e të paharruar të 2014-ës në Beograd midis Shqipërisë e Serbisë.

Megjithatë, duke shkuar në para vitet 90, në Shqipërinë tonë të dashur, kishte edhe shume paradokse që sot e kësaj dite zor se njeri u jep shpjegim. Siç është rasti i skuadrës liqenore të Pogradecit (themeluar në 1932 si dragoi i Pogradecit) dhe në 1958 për habinë e të gjithëve mori emrin Ylli i Kuq i Pogradecit, ose Crvena Zvezda e Shqipërisë. Një skuadër jo elitare ne futbollin tonë, më tepër me aktivizime në Kategorinë e Dytë. Edhe sot e kësaj dite, pogradecaret, apo ata që merren me futbollin ngrejnë supet kur i pyet çne që liqenoret morën këtë emër të huazuar pa asnjë lloj lidhjeje me Yllin e Kuq të Beogradit…

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt/ Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë!

Në 1958-ën… Enver Hoxha i kishte prishur marrëdhëniet me sllavet…dhe Titon…ish ortakun e tij te ngushtë që në 1941 e kishte ndihmuar të krijonte Partinë Komuniste Shqiptare dhe të merrte pushtetin me Mugoshën, Stojnicin etj, pa lenë pa përmendur dhe Miladinin Popoviçin.

Si është e mundur qe edhe pse për çdo vit diktatori shqiptar nacionalist bënte pushimet buzë liqenit të Pogradecit dhe skuadra e këtij qyteti mbante emrin e Yllit të Kuq? Po kjo s’ishte mbase edhe ndonjë gjë e madhe kur anembanë Pogradecit apo edhe gjithë Shqiperisë dëgjohej “POZDRAVI” pa fund…
Ndiqeshin kanalet e Beogradit duke përfshirë këngët dhe futbollin ish-sllav apo e gjithë rinia shqiptare qethej si Zdravko.

Shumë e pakuptueshme kjo situatë dhe mënyrë jetese, kur në Kosovë siç na thuhej apo mësonim, shqiptaret e atjeshëm ishin të tere 100% anti-sllavë…

Por akoma edhe më e pashpjegueshme deri edhe me sot është fakti që fshatra, katunde, qytete (përfshi edhe Pogradecin) apo toponime nga Veriu në Jug e për më shumë në Juglindje ku shtrihet qyteti liqenor janë mbi 75% me emërtime sllave…
Diku ne Rrethinat e Korçës edhe sot e kësaj dite ka një fshat të vockël që quhet Zvezde, hajde dhe merre vesh… Por duhej të vinte viti 1992…pikërisht 1 vit pasi Ylli i Kuq i Beogradit fitonte titullin kampion i europës që në Pogradec të hiqej ai emër i pakuptimte dhe pa asnjë lloj lidhje e kuptimi dhe ekipi liqenor të quhej SK Pogradeci, që e mban edhe sot.

Dhe në po atë sezon 1992/93 si për ironi të fatit skuadra verdheblu (emërtim tjetër sportiv i Pogradecit) ka arritur suksesin më të madh të karrierës 88-vjeçare që nga themelimi më 1932…
Pjesëmarrjen në gjysmëfinalen e Kupës se Republikës duke u eliminuar nga Partizani… jo nga ai i Beogradit (tjetër koincidencë e veçantë), por nga Partizani i madh i Shqipërisë, me rezultatet 0-0 në Pogradec dhe 0-1 në Tiranë.

Që “demat e kuq” arritën ta fitojnë kupën duke mundur ne finale Albpetrolin e Patosit 1-0 me gol të Myftarit në të 36-ën…/Ar.Ha/Fjala.al/

Të fundit

Mbështetësit e Veliajt para SPAK dhe GJKKO, policia sqaron pse nuk u proceduan

Policia e Tiranës nuk ka proceduar asnjë person që qëndronte pranë ambienteve të GJKKO dhe SPAK, teksa mbahej seanca...

Rinis Kuvendi/Berisha bllokon foltoren, Spiropali:Kërkoni me çdo kusht të prishni seancën

Tensionet në Kuvend sollën ndërprerjen e seancës plenare për pesë minuta. Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi fjalën dhe bllokoi foltoren, kjo kërkoi ndërhyrjen e...

Loredana është e martuar jashtë BBV? Flet shoqja e saj: “Ja e vërteta…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”. Ajo ka folur më shumë për jetën e...

“Ju keni Gucci, Prada ne vetëm fjalën kemi”, Spiropali batuta me Sulën: Nuk visheni keq

Deputeti Dashnor Sula është përfshirë në debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Sula: Pikat zonja kryetare i keni bashkuar në një të vetme, kjo...

Tensione në Kuvend pasi Berisha mori fjalën, Spiropali: 5 minuta pushim

Berisha bllokon foltoren, ndërhyn Garda. Spiropali: 5 minuta pushim, nëse nuk diskutoni siç duhet e mbyllim ne perditesim…/    S,M

Lajme të tjera

Web TV