Kina autorizon përdorimin urgjent të vaksinave për të paraprirë valën e dytë të COVID- 19

Autoritetet në Kinë autorizuan përdorimin urgjent të vaksinave kundër COVID-19, që deri më 22 korrik i janë nënshtruar testeve klinike.

Autorizimi për përdorimin urgjent, që bazohet në ligjin kinez për menaxhimin e vaksinave, u lejon varianteve të pamiratuara të vaksinës që të përdoren tek njerëzit me rrezik të lartë infeksioni, në një periudhë të kufizuar.

Duke vaksinuar së pari grupet në nevojë, si mjekët në vijën e parë dhe shërbyesit civilë, lëvizja do të sigurojë që një qytet të ruajë funksionin normal kur kriza shëndetësore të godasë.

Autoritetet kineze deklaruan gjithashtu se, lëvizja synon të përgatisë shtetin për një tjetër valë koronavirusi, që mund të vije në vjeshtë ose në dimër.

Zyrtarët vendas kanë hartuar edhe një sërë planesh për t’u siguruar që përdorimi urgjent të jetë i organizuar dhe i monitoruar.

Deri më tani, mbi 20 mijë persona në mbarë Kinën kanë marrë variante vaksinash të cilat kanë kaluar fazën e tretë të testeve klinike, duke treguar një nivel të lartë sigurie.

Ru.Do/ Fjala