Ekskluzive/ Mirë se të vini në  Tiranë…Dobrodosli u Tiranu..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosta Grillo

Sot mbërrijnë në Tiranë delegacioni dhe futbollistët e C.Zvezdës …për tu ndeshur nesër në dt.25.gusht në orën 20.00 në Air Albania me kampionët tanë bardheblu…ndeshje që do të transmetohet live në ekranin  televiziv më të ri në treg Syri tv …natyrisht që Zvezda zbret për herë të parë në tokën shqiptare duke mbajtur mbi vete shumë e shumë urrejtje të një pjese të mirë të njerëzve të këtij vendi daç sportdashës dhe daç jo sportdashës…por edhe një pakice që kanë krijuar ndër vite simpati për të..sidomos në vitin 1991 kur ekipi beogradas arriti majën e Evropës duke fituar Ligën e Kampioneve…dhe është shumë e natyrshme që ata të vinë edhe mbase të frikësuar…në një tokë që tifozët e saj ultras dhe shumë nacionalistë (grupimi delije) e kanë mallkuar me mijëra herë në kor apo me pankarta e thirrje raciste në shkallët e stadiumit (marakana) apo Rajko Mitic siç emërtohet sot…por edhe jashtë tij…nuk i dihet por ndonjë lojtar i sotëm i Zvezdës në të kaluarën mund të ketë patur në ekipet që ka luajtur para se të vishte fanelën bardhekuq(crvenobeli)edhe ndonjë lojtar shqiptar…me të cilin pse jo mund të ketë krijuar edhe miqësi…por kjo nuk mjafton për ti qetësuar….ashtu siç nuk mjafton fjala e Dejan Stankoviçit përpara gazetarëve…ku cilëson që vjen në Tiranë për të luajtur futboll dhe jo…për tu marrë me atë që ndodh jashtë stadiumit…Zvezda ka ardhur sot me shumë fat sepse do të luaj në një stadium të zbrazur pa tifozët e mëdhenj fanatiks të tironës…që janë një nga armët kryesore të forcës së skuadrës…mbështetës të zjarrtë si brenda ashtu edhe jashtë fushës për bardheblutë…pandemia që ka pllakosur natyrisht ka krijuar këtë mënyrë të luajturi në stadiume të boshatisura…por kjo nuk është se luan nga një herë edhe rol të madh apo të rëndësishëm…në një përballje 90 minuteshë…ku mendoj se gjasat për kualifikim për të dyja skuadrat do të jenë 50/50…e mendja më shkon te ajo ndeshje e paharruar në ferrin e stadiumit të Partizanit në Beograd në 2014…ën  që s’përfundoi kurrë në fushën e lojës…por në tavolinë…drejtësisht me fitore për ne…

Lexo edhe :  Feston 40 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo tregon ëndrrën që ende nuk e ka realizuar

Kur do të luhej ndeshja e kthimit në Elbasan Arena…gazetari i njohur shqiptar në Beograd Idro Seferi  erdhi në Tiranë me një grup televiziv serb për të intervistuar shumë personazhe të sportit për të folur për takimin e kthimit…dhe një nga të intervistuarit isha unë…ndër të tjerat kur u pyeta se si do të reagonin shqiptarët ndaj futbollistëve të përfaqësueses serbe…duke marrë edhe shkas nga ngjarjet e dronit të famshëm që shkaktoi edhe trazirat e ndërprerjen e takimit të Beogradit u shpreha tekstualisht: shqiptarët historikisht janë një popull shumë mikpritës …mbase nga më mikpritësit edhe se popujt e tjerë të Ballkanit…shqiptarët për të huajt japin zemrën edhe nëse mund të kenë ndonjë qejfmbetje apo probleme e marrëdhënie jo të mira siç janë ato me Serbinë….prandaj…ju them me bindje të plotë se asnjë pjesëtari të delegacionit të përfaqësueses serbe s’do ti preket një fije floku…dhe në fakt ashtu edhe ngjau…bile ju thashë që populli shqiptar…edhe nëse një futbollist serb del për shëtitje i vetëm fare…jo që s’do ta ngasë njeri…por në të kundërt…do ta ndalojnë të bëjnë një foto me të apo ti marrin autograf…dhe jo vetëm një futbollisti serb…por kujtdo…çfarëdo etniteti të ketë…kurrë në historinë e futbollit shqiptar të paktën nga ato që i kam përjetuar unë vetë nga vitet 70 e deri më sot…nuk është ngacmuar dëmtuar apo sulmuar ndonjë futbollist apo ndonjë ekip si brenda ashtu edhe jashtë stadiumeve…sharjet e thirrjet janë të zakonshme e  llogjikë…por ngjarje të tilla si ajo në stadiumin e Beogradit as kanë bërë vaki kurrë në vendin tonë dhe as kurrë nuk do të ndodhin…nëse duan të jenë të qetë…futbollistët e Crvena Zvezdes apo edhe delegacioni i tyre zyrtar le të pyesin ata,që erdhën në 2015 ën në Elbasan Arena për ndeshjen e kthimit që edhe  e fituan…por pse jo…le të pyesin kundërshtarët e tyre të Partizanit të Beogradit se çfarë pritje dhe se çfarë trajtimi u bënë mikpritësit e klubit korçar të Skëndërbeut kur luajtën kundër në Uefa Europa ligë në sezonin.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV