Nga Dritan Shano/ Një sy mbi realitetin real…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Shano

Tani që mbaroi Champions League dhe Europa League, besoj se do i hedhim një sy realitetit real:

1.Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë në bazë të Kushtetutës;

2.Nuk kemi kryer plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe vënien e këtyre gjykatave në funksionim sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

3.Nuk kemi një Reformë zgjedhore e cila bën që qytetarët të zgjedhin ata që duan;

4.Nuk kemi një vullnet dhe plan veprimi për të luftuar korrupsionin;

5.SPAK nuk është finalizuar sipas Kushtetutës;

6.Nuk kemi ndërprerë numrin e lartë të azil kërkuesve;

7.Nuk është amenduar ligji për mediat sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

8.Nuk janë nisur procedurat kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale;

9.Nuk janë nisur hetimet për blerjen e votave;

10.Nuk ka një vijimësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshi dhe proçedimin e përfundimin e proçedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar;

11.Nuk ka një progres të prekshëm në reformën administrative;

12 Nuk po zbatohet reforma elektorale dhe mungon një vendim përfundimtar për votimet e 30 Qershorit 2019;

  1. .
  2. .
  3. .

16.Të dëmtuarit nga tërmeti akoma flenë në çadra;

17.Buxheti i shtetit vazhdon paguan PPP që nuk kanë filluar akoma;

18.Borxhi publik po shkon 100% e PBB;

19.Kauzat e drejta bëhen qesharake për shkak të njerëzve që flasin për to;

20.Politika dhe ambasadat nuk ndahen nga oligarkët. As kanë ndërmend. Përkundrazi ?‍❤️‍?‍?!

Lum si ne!

Të fundit

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Lajme të tjera

Web TV