Egbo: Përtej humbjes, më gëzon loja dhe rritja e besimit në vetvete e skuadrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe për trajnerin e bardhebluve, Emanuel Egbo, keqardhja është e madhe që Tirana e tij nuk arriti të vijonte më tej aventurën e saj të Ligës së Kampioneve, për më tepër duke shkëlqyer përballë një kundërshtari më të vlerësuar financiarisht si Crvena Zvezda.

“Sigurisht që më vjen keq, për më tepër, kur luan ashtu siç luajtëm në këtë takim, përkundër asaj loje që bëmë në Tbilisi, – ka deklaruar nigeriani i stolit të kryeqytetasve.
“Ajo që më ngroh është se, nga ndeshja në ndeshje, skuadra ka fituar besimin në vetvete dhe është rritur në lojën e saj dhe kjo u pa edhe nga fakti se, deri në sekondat e fundit të ndeshjes me Crvena Zvezdën, lojtarët e mia e kërkuan dhe punuan për ta gjetur golin, – ka vijuar ai. – Duhet të mbajmë parasysh se po funksionojmë në gjendje emergjence, për shkak të rrethanave, dhe alternativat i kishim të kufizuara në stol.”

“Por ja që nuk qe e thënë dhe ne tanimë do të përqendrohemi tek Liga e Evropës dhe unë jam besimplotë, se, edhe me ndihmën e Zotit, ne mund të vazhdojmë aventurën tonë edhe në këtë veprimtari”, – ka theksuar 47-vjeçari. – Me përforcimet që presim të na vijnë, por edhe me formën në rritje të skuadrës, që është rritur krahas besimit në vetvete, unë kam besim se mund të shkojmë larg”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lapaj: Këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtet, është referendum

Kreu i Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme takim nga zona e ‘Ali Demit’ në Tiranë. Lapaj...

Johnny Depp nuk njihet, aktori i famshëm rikthehet në Hollywood me një rol ndryshe

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i...

Rama batuta me gazetaren nga Konferencë në Luksemburg: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve. Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e...

Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para...

Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë...

Lajme të tjera

Web TV