Një i ri shqiptar ka arritur t’i shpëtojë policisë greke teksa po rikthehej në qeli pas paraqitjes në gjykatë.
Ngjarja ka ndodhur në prefekturën e Omonia në pjesën qendrore të Athinë këtë të mërkurë. Sipas policisë helenike, i arratisuri është shtetas shqiptar, i cili u arrestua në të njëjtin mëngjes.
Mediat greke bëjnë me dije se arratisja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme, ndërsa shqiptari nuk ishte i prangosur në atë moment.
Një tjetër i arrestuar i cili u përpoq të shpëtonte me të, u kap nga policia, i cili ka nisur një manovrim për të kapur të arratisurin. Ka.Li/fjala.al