Kërkesa për t’u rikthyer në PD, Majlinda Bregu: Nuk kam ikur, na përzunë

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputete e PD-së, Majlinda Bregu, aktualisht, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu një ndër figurat më të njohura për kontributin e saj në Partinë Demokratike këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me largimin e saj nga partia.

Bregu në përgjigje të një komentuesi në rrjetet sociale se pse ka ikur nga PD-ja, është përgjigjur se nuk është larguar vetë por e përzunë.

Komentuesi i është lutur duke i thënë “aman ktheu në PD se ata që  janë më duken si kryetar koperative”.

Sakaq, Majlinda Bregu i është përgjigjur: Unë skam ikur. Na përzunë!Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia”.

Po sot, gati një vit para zgjedhjeve, edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli refuzoi rikthimin në PD, pas propozimit të strukturave lokale të kësaj dege në Shkodër./Bl.Ba/Fjala.al