“Lamtumira” e gjyshe Irmës me gishtin e mesit të ngritur bëhet hit në internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fotoja e vërtetë e lajmërimit të vdekjes së Irmës, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në Rimini të Italisë, habiti jo pak njerëz.

Nuk është vendosur gabimisht kjo foto. Ishte familja ajo që zgjodhi foton e gruas së moshuar me gishtin e mesëm të ngritur dhe një buzëqeshje të lezetshme.

Vajza dhe mbesat thanë: “Ne e zgjodhëm këtë foto, sepse nëna ishte e tillë, ajo nuk mallkoi askënd dhe për asgjë. Një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar, për shkak se ishte shumë mendjehapur.”

Ata duket se i vendosën këtë foto, nuk dihet nëse ishte amanet i së moshuarës, në shenjë revolte pasi nuk mori nga kjo botë shpërblimin për punën, sjelljen dhe dashurinë e saj për të tjerët.

Funerali i zonjës Irma, e cila ndërroi jetë më 18 gusht, u mbajt në formë laike më 20 gusht. Dhe nëse njerëzit pyesin se nëse do të përdoret e njëjta foto edhe për gurin e varrit, përgjigja e tyre është “PO”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Lajme të tjera

Web TV