Pandemia/ Antikoagulantët përmirësojnë mbijetesën e pacientëve në spital me 50%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antikoagulantët mund të përmirësojnë mbijetesën e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, për të parandaluar ngjarjet e mundshme fatale të lidhura me koronavirusin, siç janë sulmet në zemër ose goditjet në tru.

Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë (JACC), të udhëhequr nga Dr. Valentin Fuster, njerëzit e shtruar në spital me Covid-19 të trajtuar me antikoagulantë – ilaçe që parandalojnë koagulimin e gjakut – mund të kenë më shumë shanse për të mbijetuar.

Në punën, të koordinuar nga Fuster, u analizuan gjashtë regjime të ndryshme antikoaguluesësh. Nga të gjithë ata, heparina me peshë të ulët molekulare terapeutike dhe profilaktike dhe apixaban terapeutik arritën rezultatet më të mira.

Kjo punë vëzhguese është një shtrirje e hulumtimit e publikuar majin e kaluar, dhe e kryer në pothuajse 3,000 pacientë me Covid-19, e cila tregoi se trajtimi antikoagulant shoqërohej me rezultate më të mira si brenda ashtu dhe jashtë njësisë së kujdesit intensiv në mesin e pacientëve të shtruar në spital.

Në studimin e ri, ekipi i studiuesve vlerësoi të dhënat elektronike mjekësore të 4,389 pacientëve të konfirmuar Covid-19 pozitiv të pranuar në pesë spitale të ndryshme midis 1 Marsit dhe 30 Prillit 2020. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Lajme të tjera

Web TV