Një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj protestuesve në Kenosha, Wisconsin, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur një tjetër.
Në SHBA protestat u rikthyen pas dhunës që policia ushtroi ndaj Jacob Blake, tre ditë më parë.
David Beth, sherifi i qarkut, tha se një person ishte qëlluar në kokë dhe një tjetër në gjoks pak para mesnatës të së martës. Një tjetër person u qëllua në krah. Viktimat ende nuk janë identifikuar, shkruan “The Guardian”.
Beth tha se njerëzit që ishin në protesta ishin duke u ruajtur nga policia, por nuk dihet ende nëse autori i sulmit ishte pjesë e tyre.
“Ata janë militantë“, u tha Beth gazetarëve. “Ata janë si një grup vigjilentësh.”
Të shtënat u raportuan rreth orës 23:45 në një zonë të mbushur me protestues që mbështesin lëvizjen Black Lives Matter duke bërë thirrje për t’i dhënë fund brutalitetit të policisë dhe racizmit sistemik në të gjithë Amerikën. Ka.Li/fjala.al