Rona Nishliu do të bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur është sërish shtatzënë.

Rona e ndan  këtë lajm edhe me fansat e saj, pikërisht në 34-vjetorin e lindjes.

Vitin e kaluar, Rona solli në jetë një vajzë dhe së fundmi këngëtarja  ka ndarë me të gjithë lajmin për shtatzëninë e dytë.

“Sot në ditën e lindjes, du të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje.

Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë “, shkruan këngëtarja në 34-vjetorin e saj të lindjes. Ru.Do/ Fjala