Tre lojtarë në këmbim të Messit, skuadra e madhe bën ofertën tunduese për Barçën

Manchester City do të përfshijë sulmuesin Gabriel Jesus si pjesë e një marrëveshje të guximshme shkëmbimi prej tre lojtarësh për të rrëmbyer kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

Messi, 33 vjeç, shokoi të gjithë botën e futbollit të martën, pasi njoftoi klubin e tij spanjoll se e ardhmja e tij nuk shihet më në Camp Nou.

Dhe City është shfaqur si favorit kryesorë për të siguruar shërbimet e superyllit argjentinas dhe ribashkimin e tij me ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola.

Skuadra nga Liga Premier pritet të përballet me rezistencë të madhe nga Barca, e cila nuk e ka ndërmend të lejojë Messin të braktisë klubin.

Sipas gazetës spanjolle Sport, City do të shtyjë përpara interesimin e tyre për Messin duke ofruar tre lojtarë te Barcelona për yllin argjentinas./Bl.Ba/Fjala.al