27 gushti, trendi misterioz i TikTok -ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Data 27 gusht për përdoruesit e TikTok-ut ishte një datë misterioze. Adhuruesit e aplikacionit që po bën namin kohët e fundit, nisën numërimin mbrapsht për këtë datë.
Ky trend, goxha misterioz nisi që në korrik, kur njerëzit filluan të postonin  video duke i kujtuar njeri-tjetrit të mbanin mend datën apo duke njoftuar të tjerët se ishin “zgjedhur” për të marrë mesazhin.
Ç’është e gjithë kjo?
Për hir të së vërtetës, askush nuk e di pse 27 gushti është kaq i rëndësishëm- ndoshta gjëra të mëdha mund të ndodhin sot dhe njerëzit të marrin lajme të mira, por çfarë ka rëndësi është që kjo datë është në radarin e të gjithëve.
Pavarësisht sa i famshëm është trendi, 27 gushti mbetet “i rëndësishëm” vetëm se kështu duan përdoruesit e TikTok-ut.
Kjo datë u bë e famshme pas mesazheve të tipit: “Urime, ju jeni i zgjedhur. Kujtoni datën 27 gusht. Eshtë e rëndësishme.”
Trendi i datës 27 ka shkaktuar reagime, pasi kishte nga ata që e morën goxha seriozisht.
“Pse mendojnë të gjithë që do të vdesin në këtë datë si Jezu Krishti. Qetësohuni, është thjesht TikTok.”- sqaron dikush.
Mesazhet e çuditshme që lidheshin më këtë datë u bënë aq të famshme, sa hashtagu #august27 është më i përdoruri për momentin, pasi njerëzit e vendosin edhe në video që nuk kanë asnjë lidhje me të.
Disa, e kanë lidhur këtë datë me një teori të “The Simpsons” të cilët predikonin vdekjen e presidentit Trump. Të tjerë thonë se 27 do të sjellë gjëra të mira dhe energji pozitive. Në fund të ditës, 27 gushti është thjesht një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat, por le ta shohim ç’ndodh deri në fund./Fjala.al/Ke.Ba
Burimi: Business Insider

Të fundit

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Lajme të tjera

Web TV