Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurive të Ylli Ndroqit

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke lënë në sekuestro preventive pronat e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, mes tyre dhe 2 televizioneve RTV Ora dhe Ora News.

“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ky ishte një nga vendimet që nuk është mbështetur në prova. Kanë dyshime në indicie por jo në prova“Ylli Ndroqi nuk eshte denuar ne Turqi” ” tha avokati Alban Qafa.