Brad Pitt, lidhja me modelen 30 vjet më të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ndarjes me Angelina Jolie, aktori i njohur Brad Pitt është përfolur për disa romanca, por asnjëherë ato nuk janë provuar.

Duket se këtë herë është ndryshe.

Aktori 56-vjeçar është fotografuar ndërsa udhëtonte nga Los Angeles në Francë, me modelen gjermane Nicole Poturalski, 27 vjeç.

Ata kanë udhëtuar bashkë me një avion privat, për në vilën e Pitt në Francë, të cilën e bleu në vitin 2011, plot 67 milionë dollarë, kur ishte i martuar me Jolie.

Poturalski, për t’iu fshehur medies ka qenë e ‘maskuar’ me kapele dhe size, përveç maskës kundër Covid.

Ajo që theksojnë mediat, është fakti se 27-vjeçarja gjermane, ka një ngjashmëri të madhe pikërisht me Jolie.

Ndoshta ka qenë kjo arsyeja e lidhjes së Pitt me të, pasi aktori e ka vuajtur shumë ndarjen nga Jolie, e cila konsiderohet edhe si “ndarja e shekullit”, duke parë se Pitt-Jolie konsideroheshin si çifti perfekt: Të njohur, të talentuar, por mbi të gjitha, dy nga njerëzit më të pashëm në botë, ikona në botën e kinematografisë.

Të fundit

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po...

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The Economist. Vestiaire Collective është një...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

Lajme të tjera

Web TV