Burri misterioz paguan gjithë borxhet e të varfërve të një qyteti në Turqi

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po paguan borxhet e të varfërve në qytetin Tuzla të Turqisë.

Në një periudhë kur Turqia aziatike është “pushtuar” nga varfëria, ky njeri misterioz u ka lënë familjeve të varfra zarfa me para poshtë derës së shtëpisë.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, tha pronari i një dyqani agjensisë së lajmeve “Demiroren”.

Ai shtoi se ky person i panjohur kishte me vete edhe 4 persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfra.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”, tregon pronari i dyqanit. Ka.Li/fjala.al