Është e paqartë pse reagimi imunitar i njerëzve ndaj koronavirusit SARS-CoV-2 ndryshon kaq gjerësisht. studimi i përgjigjeve të pacientëve me kalimin e kohës hedh dritë mbi këtë çështje dhe ka implikime në përpjekjet për të parashikuar ashpërsinë e sëmundjes.
Një grumbull hulumtimimesh hedh dritë për të vlerësuar reagimin imunitar të një personi, për të identifikuar hershëm individët që kanë simptoma të buta, por që janë të prirur për të zhvilluar reagimin intensiv të mbrojtjes që shoqërohet edhe me sëmundje të rënda.
Ekziston një spektër i gjerë i sëmundjes klinike te njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2, koronavirus që shkakton COVID-19: disa individë të infektuar mund të jenë asimptomatikë, ndërsa të tjerët rrezikojnë të vdesin, dhe kërkojnë shtrimin në spital.
Autorët e studimit analizuan molekula në plazmën e gjakut dhe monitoruan qelizat mononukleare të gjakut periferik – qelizat e bardha të gjakut të sistemit imunitar.
Autorët zbuluan se nivelet e disa molekulave që nxisin inflamacionin ishin më të larta në të gjithë njerëzit që kishin COVID- 19.
Më pak befasues ishte konstatimi që nivelet e citokineve inflamatore në gjak, veçanërisht proteinat IFN-α, IFN-γ, TNF-α dhe TRAIL, lidhen me nivelet e ARN-së virale në kalimin e hundës, në mënyrë të pavarur nga ashpërsia e sëmundjes.
Zbulimi se pjesët e sistemit imunitar të palidhura me kontrollin viral shkaktohen nga një infeksion viral ishte i papritur. Ru. Do/ Fjala