Teuta kualifikohet në Europa League, Duka: Paraqitje dinjitoze, lartëson emrin e futbollit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teuta vazhdon rrugën e saj në Ligën e Europës. Skuadra durrsake siguroi kualifikimin për në raundin e tretë eliminator, pasi fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Beitar Jeruzalem.

Një paraqitje e shkëlqyer për të besuarit e Edi Martinit, që kaluan shumë shpejt në epërsi me Krasniqin që në minutën e 6-të.

Me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë u mbyll pjesa e parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit.

Rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 86-të, kur Hebaj vulosi fitoren e Teutës dhe kualifikimin e saj në raundin e tretë të Europa Legaue.

Pas kualifikimit, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ekipin e Teutës për kualifikimin në raundin e dytë eliminator të UEFA Europa League. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i Federatës shkroi:

“Urime Teutës që na gëzoi pa masë sot, të gjithëve. Shumë i gëzuar për kualifikimin e Teutës në Europa League! Paraqitja e skuadrave shqiptare në Europë, nuk mund të quhet një surprizë, por një realitet i prekshëm që tregon qartazi rritjen cilësore të futbollit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë të Kategorisë Superiore.

Sot ishte e vështirë me Beitar Jerusalem, por që u fitua me meritë nga skuadra durrsake. Një paraqitje dinjitoze që lartëson emrin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe skuadrat e tjera që na përfaqësojnë në Europa League të na sjellin të njëjtat emocione dhe krenari për të gjithë futbolldashësit shqiptarë.

Sërish futbolli dhuron emocione të forta dhe kënaqësi në këto ditë të vështira. Bravo Teuta!”, shkroi presidenti i FSHF-së./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Rama për aksin e ri rrugor/ Një perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete...

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares luzitane, i...

Paranojë apo siguri? Stafi koreano-verior pastron mobiliet pas takimit me Putin (VIDEO)

Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin...

Lajme të tjera

Web TV