Video/Telefonon tek “Aldo” për t’u njohur me një vajzë, vlonjati: Kam qënë në burg për dy vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale ka shkaktuar diskutime dhe polemika të shumta tek ndjekësit.

Në emisionin e mëngjesit “Aldo morning show” ka telefonuar një vajzë e cila kërkonte të kishte njohje me një djalë.

Zëri i vajzës nuk ka shkuar në “vesh të shurdhër” pasi menjëherë pas kërkesës së vajzës ka telefonuar edhe pretendenti për njohje.

Në redaksinë e emisionit vjen një tjetër telefonatë nga një 49-vjeçar nga Vlora i cili kërkoi të njihej me vajzën pasi sipas tij i plotësonte të gjitha kriteret që kërkonte ajo.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se përse ishte ende beqar vlonjati është përgjigjur se ka qënë në burg për pastrim morali.

“Për pastrim morali, njëri më ofendoi dhe më rrasën brenda 9 vjet, pastaj më dënuan me 25 vite, prapë për pastrim morali”, tha Berti.

Ai shpjegoi se herën e parë kishte vrarë një person dhe ishte dënuar me 9 vite, dhe më pas brenda në burg kishte vrarë një tjetër dhe e kishin dënuar me 25 vite. Ndiqni videon:

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV