Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Lyon të Francës ku është grabitur një furgon i blinduar me nëntë milion euro mëngjesin e sotëm. Vjedhja është kryer nga një grup burrash të armatosur, sipas gazetës rajonale ‘Le Progres’.
Kriminelët arritën të largohen menjëherë pas kryerjes së vjedhjes. Grabitja ndodhi pak para orës 9 të mëngjesit me orën lokale, pranë stacionit qendror të qytetit.
Grabitësit, të cilët ishin pesë , një numër që nuk është konfirmuar ende, ishin të armatosur rëndë, sipas stacionit RTL. Ata bllokuan dhe kërcënuan shoferët për të marrë dërgesën prej nëntë milion eurosh.
Të dyja makinat në të cilat ata u larguan u gjetën disa orë më vonë të djegura në jug të qytetit. Ka.Li/fjala.al