Lideri i opozitës ruse ende në koma/ U helmua gjatë udhëtimit me aeroplan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny vazhdon të jetë në gjendje kome pas asaj që aleatët e përshkruajnë si helmim.

Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, bën të ditur për mediat se helmimi i Navalny dyshohet të ketë ardhur si pasojë e ndonjë substance të hedhur brenda çajit që piu gjatë fluturimit.

Sipas mjekëve gjermanë, sëmundja e tij është shkaktuar nga helmimi. Mirëpo, mjekët rusë e kanë kundërshtuar një diagnozë të tillë.

Prokurorët rusë u shprehën në 27 gusht se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të dalë në përfundimin se ndaj Navalnyt është kryer vepër penale. Në të njëjtën kohë, kërkuan nga mjekët gjermanë, që të bëjnë ndarjen e të dhënave mjekësore.

Ndihmësit e liderit të opozitës kanë thënë se dyshojnë që Navalny është helmuar nga një gotë me çaj, që e ka blerë në aeroportin e qytetit Tomsk, pak minuta para se të nisej në drejtim të Moskës.

Marrë shkas nga gjendja jo e mirë shëndetësore e kreut të opozitës ruse, aeroplani ka bërë ulje emergjente.

Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Lajme të tjera

Web TV