Transportonin 42 mijë paund të padeklaruar në Rinas, ndiqen penalisht dy gra

Policia Kufitare në bashkëpunim me Strukturat Doganore kanë bërë të mundur sekuestrimin e 41.850 Paund, të cilat ishin të padeklaruara në pikën doganore të Rinasit.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe strukturat doganore konstatuan se dy shtetase me iniciale t E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sasia e parave të padeklaruara u gjetën (31850 paund) në çantën e shtetases L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat dhe ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.
Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar. /Ra.My.Fjala.al/