Policia në Brianza të Italisë ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi kryenin vjedhje në banesa.
Dy të arrestuarit, përkatësisht 33 dhe 24 vjeç ranë në pranga të policisë pasi kanë kryer 7 vjedhje në shtëpi, 3 prej të cilave ishin në tentativë.
‘Skifterët’ kanë kryer vjedhjet që nga dhjetori i 2019-ës deri në shkurt të 2020-ës në komunat e provincave Lecco (Lomagna), Monza Brianza (Seregno, Burago Molgora, Meda dhe Cesano Maderno), Varese (Samarate) dhe Milano (Paderno Dugnano).
Dy shqiptarët do të akuzohen për vjedhjet e shtëpive të italianëve dhe do të gjykohen nga gjykata e vendit. Ka.Li/fjala.al