85 vjet nga inaugurimi i Urës së Gomsiqes, sot kanë mbetur vetëm disa foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bëhen plot 85 vjet nga përurimi i asokohe i Urës së Gomsiqes. Ajo ishte 36 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë, përbëhej nga harku kryesor me hapësirë 14 metra, nga një hark më i vogël dhe nga dy dritare lehtësuese anash harkut kryesorë.

Tej urës deri në vitet 50-të ruheshin gjurmë kalldrëmi të periudhës antike me gjerësi 3.3 m, gjë që dëshmon për funksionimin e kësaj rruge që në antikitet.

Ura e Gomsiqes lidhte Shkodrën me Nëprefekturën e Pukës. Në atë inagurim, përpos Ministrit të Ekonomisë Kombëtare, Z. Dh. Berati, si përfaqësues, merrte pjesë edhe Ing.Zanucchi, Drejtues i Përgjithshëm i Punëve Botërore.

Kjo urë ishte një ndër më të mëdhatë e të bukurat që janë ndërtuar deri më sot. Këtë histori e sjell në vëmendje përmes një postimi në Facebook Ardian Ndreca i cili teksa publikon disa foto nga Marubi e shoqëron edhe me një përshkrim.

“Më 29 gusht 1935 përurohej UIra e Gomsiqes, vepër e inxhinier Gjovalin Gjadrit (1898-1974). Ai ideoi dhe zbatoi me sukses në atë projekt shumë risi për kohën. Ura paraqitej moderne në gjithë Europën dhe poaraqiste forma elegante dhe të pzakonta për vendin tonë.

Në vitin 1936 ing.Gjadri paraqiti një kumtesë rreth risive të saja në Berlin në Kongresin II të IABSE (Internacional for Bridge and Structural Engineering) ku listoi gjetjet e tija origjinale.

Mjerisht në tërheqjen e saj përfundimtare Wehrmacht-i e hodhi në erë Urën e Gomsiqes prej së cilës na mbesin disa foto të bukura të Marubit. Në kronikën e kohës që shihni këtu emri i Gjadrit nuk përmendet askund. Por këto janë gjana që ndodhin dendun ndër shqiptarët”, shkruan Ndreca./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV