AIDSSH, ja survejimi i veprimtarisë së Camajt nga Sigurimi i Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas të dhënave në fashikullin nr. 456, Martin Camaj nuk bënte pjesë në asnjë parti të emigracionit, por siç thotë Sigurimi, ai “simpatizon “Bllokun Indipendent”. Sipas Sigurimit, së bashku me dom Zef Oroshin, Martin Camaj organizoi “Komitetin Shqipëria e Lirë”. Martin Camaj është ndjekur nga Sigurimi i Shtetit në çdo vend që ka jetuar dhe punuar, për të ka raporte nga veprimtaria e tij shkencore në lëmin e gjuhësisë. Jeta e tij zhvillohet mes Mynihut dhe Romës, Sigurimi e ndjek në veprimtarinë e tij dhe raporton se “ai është duke shkruar një gramatikë të gjuhës shqipe me materiale të mbledhura në Itali, aty ku jetojnë arbëreshët.”

Për Camajn raportohet nga Sigurimi i Shtetit se ” ka ndjesi të forta shqiptare, ka atdhedashuri dhe nuk i pëlqejnë kontradiktat e organizimeve të ndryshme politike shqiptare në emigracion. Është një person që e çmojnë fort edhe amerikanët.”

Sigurimi e ndjek edhe në Konferencën  akademike “Mbi epikën popullore shqipe”, e cila mbahet në Romë nën drejtimin e Ernest Koliqit. “Në konferencë janë ftuar profesorë të huaj dhe mes 150 pjesëmarrësve spikasin emrat e njerëzve të njohur të elitës shqiptare në emigrim, Ismail Vërlaci, Ali Këlcyra, Berati, Biba, Gjonmarkaj, Eqrem Vlora,“ raporton rezidenca e Romës.

Si profesor në Universitetit e Mynihut, Sigurimi raporton se “ai merr pjesë në një aktivitet të organizatës ‘Vatra’, e cila mbahet  me rastin e 60-vjetorit te gazetës ‘Dielli”,  në Nju-Jork (1969)  ku Camaj referon temën “Mbi funksionimin e gjuhës së Nolit dhe Konicës”.

Edhe me tutje, në ‘79 ish- Sigurimi i Shtetit vazhdon përgjimin e Camajt, i cili raportohet se së bashku me Ambroz Martinin përgatit fletushka për të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Lexo edhe :  Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Fashikulli mban të zbardhura edhe intervista që profesori Martin Camaj, i Katedrës së Albanologjisë në Mynih i ka dhënë “Zërit të Amerikës”. Në fashikull ndodhet pjesë nga gazeta “Dielli”, ku publikohet intervista e Camajt.

Camaj vazhdon të ndiqet edhe në vitet ‘85 dhe konsiderohet nga Sigurimi i Shtetit “kuadër i zbulimit gjerman, amerikan dhe jugosllav”. Plani i masave agjenturore-operative në drejtim të Martin Camajt hartohet sërish në vitin 1986. Për të thuhej se bashkëpunonte me “Bllokun Indipendent”, “Vatrën” dhe “Komitetin Shqipëria e Lirë”. Përpjekjet e Camajt për të ngritur një institut albanologjik në Amerikë u evidentuan edhe nga Sigurimi. Në 1986, rezidenca në Gjermani raportonte se “Camaj është organizator i Frontit të Përbashkët Kombëtar për Çlirimin e Shqipërisë”.

Sigurimi i Shtetit, duke parë simpatinë e shqiptarëve në emigracion për Martin Camajn, përdori letrat anonime me qëllim “demaskimin dhe izolimin e tij”, “letra dhe presion direkt”.  Në dosje ka letra kërcënuese për Camajn që Sigurimi i Shtetit pranon se i ka hartuar vetë, duke i sajuar si kërcënime të “shqiptarëve të Gjermanisë” .

Në fashikull gjendet edhe një raport mbi kongresin ndërkombëtar lidhur me “gjuhën, letërsinë dhe kulturën arbëreshe”. Në vitet ‘90 vazhdon të raportohet për veprimtarinë e Camajt, si dhe raportet e tij me Idriz Bashën (drejtues i emigracionit në Belgjikë), me synim bashkimin e shqiptarëve në një organizim të vetëm politik. Dosja e Sigurimit të Shtetit për Martin Camajn arkivohet më 14.1.1992, në kartotekën e Drejtorisë së Dytë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV