Ismail Kadare dhe Boris Pasternak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Arjan Bejko

Në romanin e Kadaresë “Muzgu i Perëndive të stepës” përmendet ndër të tjera shpallja e Pasternak-ut si fitues i çmimit Nobel. Sipas kronologjisë së ngjarjeve në roman, Pasternak-u e ka fituar çmimin Nobel në tetor të vitit 1960, ndërsa në fakt Boris Pasternak u shpall fitues i çmimit Nobel në vitin 1958, pra jo në vitin 1960 si shkruhet në roman.

Por pikërisht këtu qëndron edhe sekreti i gjetjes gjeniale të shkrimtarit, i cili ishte i detyruar që të bënte lojë të rrezikshme për lirinë dhe jetën e tij, brëenda në faqet e romanit. Nga njera anë ai duhej të shtirej si komunist i devotshëm(për t’i shpëtuar ndjekjes paranojave të Hoxhës pa fe) dhe nga ana tjetër atij i duhej të jepte mesazhe të fshehta, duke tentuar të komunikojë me lexuesit e tij përmes rreshtave.

Këtu duhet përjashtuar ndonjë lexues i përciptë ose kritik krrokatës i Ismail Kadaresë, i cili pretendon të mësojë historinë, përmes leximit të romaneve.
Dihet nga të gjithë, se në një vepër letrare bëhen pa problem zhvendosje të ngjarjeve, pasi shkrimet letrare nuk janë kurse apo seminare disa javore për analfabetët e historisë.

Edhe pse këtu nuk kemi të bëjmë me personazhe thjesht fiktive, por me personazhe më se reale, fantazia e autorit mbetet e lirë,edhe në rastin kur personazhi letrar mban emrin e nderuar Pasternak.
Duke e “zgjatur” jetën e shkrimtarit Pasternak në romanin e tij (Boris Pasternak kishte vdekur në 30 maj 1960) Ismail Kadare le të kuptohet se ai vetë është tashmë ri-mishërimi letrar i kolegut të vdekur, përçuesi i veprës së tij në fshatin shqiptar të realizmit socialist.
Nga ky moment Kadare është një personazh i dyfishtë, si dr.Jekyll i Stevenson-it.
Tani ai është i detyruar të mbrojë Pasternakun(veten e tij si shkrimtar) dhe nga ana tjetër të sulmojë Pasternakun (pra mendimet e tij të fshehta, për të mbijetuar fizikisht, që të sigurojë kështu vazhdimësinë dhe mbijetesën e mesazhit letrar, dërguar lexuesit të kultivuar shqiptar).
Pra nga ky moment ai është agjent i dyfishtë letrar i cili “punon” për regjimin duke “tradhtuar” veten dhe nga ana tjetër punon për veten duke tradhtuar regjimin, pasuesit e të cilit nuk ia falin as sot këtë “tradhti”.
Në roman, Pasternakut i duhet të rrëzojë akuzat e ngritura kundër tij dhe t’i rezistojë presionit që i bëhet për të refuzuar çmimin Nobel.
Kështu, Kadare e në rrolin e rrëfyesit, e “përdhos” nobelistin disident Pasternak, nga pozita gjoja staliniste.
Kështu pas Mbledhjes së Bukureshtit të qershorit 1960, bëhet fjalë për përgatitjet e Mbledhjes së Moskës të 81 partive komuniste, që siç dihet u mbajt disa muaj pas asaj të Bukureshtit, pra në nëntor 1960.
Gjithashtu bëhet fjalë për ardhjen e detyruar të Enver Hoxhës për të marrë pjesë në këtë mbledhje të Moskës.
Zhvendosja në kohë e ngjarjes me Nobelin e Pasternak bëhet për të pasur mundësi që autori të atakojë Rusinë e Hrushovit(e cila përfaqëson në fakt Shqipërinë e Hoxhës dhe Shehut), nga pozita e stalinistit të shtirur(ashtu siç kritikonin gjoja sinqerisht shkrimtarët partiakë).
Kadare tregon qartë se fushata zyrtare kundër Pasternak-ut nuk ishte një farsë e rëndomtë, por ishte lufta e egër e ideologjisë shtypëse me letërsinë e lirë:
«Kishin kaluar plot njëzet e katër orë dhe fushata kundër Boris Pasternakut vazhdonte në tërë BRSS-në. Radioja duke filluar nga ora pesë e mëngjesit, e deri në mesnatë, emisionet televizive, të gjitha gazetat dhe revistat, duke përfshirë dhe ato të fëmijëve, ishin të mbushura me artikuj dhe sulme kundër shkrimtarit renegat… Shumica e kursit tonë kishin dërguar gjithashtu deklarata dhe prisnin radhën e botimit… Sonte pritet që ai ta refuzojë çmimin Nobel,-tha Mackjavikusi.-Në qoftë se gjer në orën tetë të mbrëmjes nuk pranon të bëjë refuzimin, nesër fushata do të jetë më e fortë».
Dhe më tutje Kadare shkruan: «Fushata u ndërpre po aq befasisht, sikurse dhe filloi… -Ç’është kjo?- e pyeta Anteosin.-Mos vallë kjo është faza e katërt që thoshte Mackjavikusi?»
Pra, në romanin e Kadare duket qartë se regjimi hrushovian nuk bëri një zhurmë sa për sy e faqe kundër Pasternakut, por një presion të egër, për ta detyruar që ta refuzonte çmimin Nobel dhe pas disa ditësh, kur ai i trembur u dorëzua, fushata zyrtare u ndërpre befasisht. (Kjo i ka ndodhur edhe Kadaresë kur shkroi tregimet antiparti “Bejleresha” dhe “Provokacioni”, ku ai i “mohoi” shkrimet e tij).
Për lexuesin naiv krijohet përshtypja sikur Pasternaku nuk u detyrua që ta refuzojë Çmimin Nobel, ndërsa lexuesi i vëmendshëm e sheh ngjarjen krejt ndryshe, se Kadare donte të kënaqte të dy grupet e lexuesve, ata që e kuptonin dhe ata që mezi prisnin ta sulmonin hapur.
Gjashtë ditë pasi u shpall fitues i Çmimit Nobel, Pasternaku, i gjendur në shënjestrën e një fushate shtetërore që shpallte Çmimin Nobel të dhënë atij si një konspiracion imperialist kundër popujve dhe letërsisë sovjetike dhe që i kërkonte Pasternak të distancohej nga ky konspiracion, u thye dhe i çoi Akademisë Mbretërore Suedeze këtë telegram: “Duke konsideruar kuptimin që këtij çmimi i është dhënë në shoqërinë së cilës unë i përkas, mua më duhet ta kundërshtoj këtë çmim të pamerituar që më është ofruar mua. Ju lutem, mos e merrni me pakënaqësi kundërshtimin tim të vullnetshëm”. Siç shihet, ky është një tekst i shkruar me shumë fisnikëri në dukje (por kryesisht i shkruar nga KGB). Por Pasternak e ka futur fshehtas midis rreshtave disa fjalë të dykuptimta, të cilat lenë të kuptohet se shkrimtari e bën refuzimin e tij nën presion. Akademia Mbretërore Suedeze reagoi mençurisht:
“Ky refuzim, sigurisht që në asnjë mënyrë nuk e ndryshon vlefshmërinë e akordimit të çmimit. Gjithsesi, akademisë i mbetet të njoftojë me keqardhje që dorëzimi i çmimit nuk mund të bëhet”.
Pasternak njihet si fitues i çmimit Nobel, edhe pse ai vdiq, 17 muaj pasi u shpall fitues, pa e marrë në dorëzim çmimin Nobel.
Por, Kadare në novelën e vet bën një “falsifikim” në roman, duke i paraqitur gjërat sikur Pasternak e mori në dorëzim çmimin.
Pra simbolikisht Kadarè ia dorëzoi kolegut të tij çmimin e merituar.
Fakti më domethënës, që ai e adhuron kolegun e tij, është se Kadare këtë version të tijin të ngjarjeve e ruan dhe në botimet që i janë bërë romanit të tij pas rënies së komunizmit, kur ai ka bërë mjaft ndryshime në librat e veta.
Duke parë fatin e Pasternakut në një shoqëri primitive dhe hipokrite (duke përjashtuar kundërshtarët e hapur apo të fshehur të regjimit) Kadare e kuptoi, se të dilte hapur kundër regjimit shfarosës enverian (i cili ishte shumë më i egër se regjimi sovjetik i udhëhequr nga kllouni politik Nikita Hrushov), ishte më keq se të luftoje me mullinjtë e erës. Kjo luftë e pabarabartë ishte si të luftoje kundër një vorbulle thithëse vdekjeprurëse midis oqeanit.
Megjithatë, ai mundi të fuste kontrabandë në librat e tij, mjaft mesazhe lirie dhe krenarie për kombin shqiptar. Ai pa frikë mund të quhet një iluminist i mesjetës kulturore që solli Hoxha i Egër me gjithë hoxhallarët që i shkonin pas. Shqiptarët pa paragjykime dhe pa mendësi komuniste ia kanë dhënë atij me kohë vendin që i takon në tempullin e letërsisë shqiptare dhe botërore dhe presin që këtë vlerësim ta bëjë ndoshta këtë vit edhe akademia e Stockholm-it.

Lexo edhe :  Balla takim me diasporën shqiptare në Greqi/ Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV