Këshilla në YouTube për ata që nuk kanë babanë pranë -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rob Kenney nuk është aktor apo njeri i famshëm. Por kanali i tij në platformën YouTube “Baba, si mund ta bëj?” e ka bërë atë shumë popullor dhe videot e tij kanë patur shikueshmëri shumë të lartë. Ajo që e ka bërë babanë e dy fëmijëve kaq të njohur është fakti se ai u përgjigjet pyetjeve të shumta të fëmijëve dhe adoleshentëve që nuk kanë pranë babanë e tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Nelson, Kenny ka një histori të ngjashme me këta fëmijë sepse edhe ai vetë u rrit pa praninë e babait.

Po të mos kishte qenë për izolimin nga pandemia, një baba nga qyteti Siatëll në shtetin Uashington nuk do të kishte patur kohë që të bënte realitet ëndrrën e tij. Kështu që Rob Kenny bëri atë kishte ëndërruar prej kohësh, hapi një kanal në YouTube për t’u dhënë këshilla atyre që nuk kanë babanë e tyre pranë. Babai i tij e la familjen kur Rob Kenny ishte adoleshent. Kështu që dhënia e këshillave dhe udhëzimeve në internet ishte shumë e rëndësishme për të.

Por ai nuk e kishte idenë se sa popullor do të bëhej.

“Popullariteti është më i madh nga sa kam menduar. Ka më shumë njerëz që kanë nevojë se sa kisha menduar fillimisht. Mendova të ndihmoj disa njerëz, dhe do ja vlente. Pastaj u bënë mijëra ndjekës. Mendova se mund të bëj diçka që mund të vlejë tek njerëzit. Tani kemi mbi dy milionë të abonuar”, thotë ai.

Gjatë fëmijërisë së tij, interneti nuk ekzistonte, dhe as nuk kishte një baba pranë që t’i bënte pyetje. I ati la nënën e tij dhe tetë fëmijët, kur Kenny ishte 14 vjeç. Mamaja e tij filloi të pinte dhe humbi të drejtat prindërore. Fëmijët më të rritur u kujdesën për vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël.

Lexo edhe :  Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

“Mësova si të lidh kollaren nga shoku i dhomës kur isha 20 vjeç. Mësova gjëra të ndryshme, si të qenurit baba ….i mëson gjërat.”

Megjithë fëmijërinë e tij të vështirë, Kenny u bë një baba i përkushtuar për djalin dhe vajzën e tij. Kur hapi kanalin në YouTube, ai mendoi se shikuesit e vetëm do të ishin fëmijët e tij. Por, ai filloi të merrte mesazhe prekëse nga mijëra njerëz. Ruby Ahenkorah është ndjekëse e kanalit të zotit Kenny.

“E quaj baba nga interneti, vëlla, sepse jemi të një moshe. Thjesht e dua sepse të jep ngrohtësinë e tij përmes kameras. Do të befasoheni. Tani di si të lidh një kollare dhe të çbllokoj lavamanin”.

“Njerëzit më shikojnë si lidh kravatën dhe janë me lot në sy. Ndaj është më shumë se kaq. Një pjesë e saj është se ndoshta njerëzit nuk kanë patur një baba ose ndjejnë mungesën e babait. Ndoshta babi i tyre ndërroi jetë shumë herët”.

Kur isha 14 vjeçar mendoja se isha si i ngujuar. Por me kalimin e viteve bëhesh 20 vjeçar dhe e kupton se kjo është e përkohshme. Gjërat do të përmirësohen sepse nuk e di se çfarë vjen më pas”, thotë Kenny.

Kenny premton se nuk do ta braktisë projektin pasi të ketë marrë fund pandemia. Sepse për miliona njerëz, ai ka një rol më të madh se sa rolin e një burri për të dhënë këshilla për çështje të vogla të jetës.

Të fundit

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë...

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Lajme të tjera

Web TV