“Njohja reciproke do jetë tema e vetme,” mesazhi i Hotit për Vuçiç për takimet Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është përgjigjur presidentit serb Aleksandër Vuçiç se në çfarëdo takimi për dialog, temë e vetme do të jetë njohja reciproke.

Duket se Hoti është ndezur nga deklarata e Vuçiç kur tha se një pikë është e papranueshme në takimin e 4 shtatorit në SHBA, edhe pse nuk specifikoi se cila por më pas shtjelloi edhe se në Uashington pret befasi pasi delegacioni i Kosovës po niset për njohje.

Hoti ndër të tjera shton se procesi është tërësisht i qartë dhe nuk heziton të dialogojë.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik.

Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë.

Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV