Protestat në Bjellorusi/ Mijëra gra dhe vajza protestojnë kundër Lukashenkos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata politike në Bjellorusi duket se po vazhdon të jetë ende e tensionuar duke vijuar protestat e nisura 3 javë më parë.

Sheshi i Pavarësisë është mbushur nga vajza dhe gra të cilat demostrojnë kundër Lukashenkos i cili ka qevrisur vendin për 26 vite me radhë i cili me zgjdhjet e 9 gushtit dhe me 80% të votave u shpall presidenti i vendit.

Sipas opozitës këto zgjedhje janë të manipuluara dhe ky është shkaku i protestave të cilat vazhdojnë në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë prej 3 javësh.

Pavarësisht përpjekjeve që qeveria ka bërë për të shtypur këto demostrata dhe për mos të lejuar vazhdimin e tyre duke bllokuar edhe metrotë protestat vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Para disa ditësh policia arrestoi disa gazetarë, dje shumë korrespondentëve ndërkombëtarë iu mohua akreditimi, një mënyrë kjo për të mbajtur larg syve të botës imazhet e protestave.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakort për vendosjen e sanksioneve për 20 zyrtarë bjellorusë, të cilët dyshohen për mashtrim zgjedhor dhe për shtypje të manifestuesve kurse në një moment të dytë do të vendosnin edhe për mundësinë e përfshirjes në këtë listë të presidentit Lukashenko, i cili premtoi se për vendimin e Ministrave të Jashtëm do ketë një reagim të fortë së shpejti. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV