A është bërë Veliaj më i mirë pas sëmundjes me Covid-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i gjuhë-letërsisë së një gjimnazi në Vlorë, Ardfi Stefa i ka dërguar një pyetje gazetarit Roland Qafoku gjatë emisionit HARD TALK për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Stefa pyeti Veliajn nëse është bërë më i mirë pas sëmundjes së Covid. Ja përgjigja e kryebashkiakut.

Kur nxora njoftimin zoti Veliaj që ju kisha sot në emision, më shkruajtën shumë dhe madje edhe pyetën. Por unë kam zgjedhur vetëm një. Është një profesor nga Vlora, nuk është nga Tirana. Ardi Stefa, po e përmend. Ka këmbëngulur të ju bëj një pyetje dhe unë po jua bëj pyetjen. Nëse keni qenë i sëmurë nga Covid, sa ka ndikuar kjo sëmundje që të bëheni njeri më i mirë?
Kjo është një përvojë që edhe mua më vuri me këmbë në tokë por duhet t’i them Ardit që nëse do marrësh përsipër të drejtosh, nuk do të të duan të gjithë. Jam i sigurt që profesor Ardin, në klasën e vet nuk i gëzon ata që i ngel por është gjëja e drejtë që duhet bërë. Jam i sigurt që ka njerëz që më mallkojnë me shpirt. Dua të shpjegoj diçka. Ka njerëz që me të drejtë thonë se tek Astiri kanë jetuar tërë jetën e ky vjen ma prish. Ose unë tek “x” rrugë kam pasur atë dhe bashkia erdhi të bënte infrastukturë. Jam i sigurt. Kishim një rast ku u desh të prishim disa rreth shkollës së Kosovës sepse kishin bërë shtëpi pa leje në territor të shkollës. Unë nuk pres që këto njerëz të thonë se kryetari i Bashkisë është më i miri në botë sepse e kuptoj që personalisht ndihen të cënuar. Pyetja është, “a është gjë e drejtë që në atë vend që ishte i destinuar për rrugë, të bëhet rrugë dhe këto njerëz do të marrin, siç morën kompensimin e tyre. A është gjë e drejtë që atë që është e destinuar për shkollë, këto njerëz marrin të marrin shkollë. Kështu që, a do të ketë gjithmonë njerëz të pakënaqur? Sigurisht që do të ketë. Por përgigja për profesor Ardin nuk është konkurs bukurie. Nuk ka nevojë të të duan të gjithë. Këtu duhet të të dojë pjesa e njerëzve të ndershëm që do gjënë e drejtë dhe që mirëkupton që herë pas here do ketë pakënaqësi dhe ato që t’i përmenda ndodhin, më ndodhin mua, i ndodhin djalit tim dhe them që dakort. Është njerëzore. Por pyetja është se a ishte vendim i drejtë për ta bërë shkollën, për ta bërë rugën, për të çliruar një zaptim dhe përsa kohë ky shtet ka bërë edhe një trajtim social qoftë në pagesë apo duke dhënë një banesë sociale unë besoj që Liqeni i Tiranës është më mirë sot që është çliruar pjesa mbrapa që ishte zaptuar. Edhe komuniteti rom është më mirë sot tek banesat sociale sesa qyteti pa park dhe ata me zaptim në park ku as për higjënën nuk kishin nevojat bazë. Për të gjitha këto arsye, përgjigjja e profesor Ardit ishte një periudhë edhe një experiencë përulëse që padyshim më ka bërë më të mirë. Kam nxjerrë disa mësime, si të jem ndoshta edhe më i vëmendshëm për disa gjëra që unë vetë i merrja me sportivitet, si shëndeti, gjendja fizike, jam më i kujdesshëm ndaj njerëzve që janë sëmurë. Duke qenë se e kalova vetë më ka bërë të kuptoj që ata që po kalojnë një agoni të kësaj natyre kanë nevojë për pak më shumë mbështetje, për më shumë, “ec se duhet të ja dalësh, bravo, kurajo” sepse e ndjeva vetë. Për të gjitha këto, kjo nuk do të thotë që në mënyrë që të jem njeri i pëlqyer nga të gjithë, tëo s bëj gjënë e drejtë që herë pas here të mos I pëlqej dikujt.

-Zoti Veliaj, ju falenderoj shumë për intervistën.

– Ishte gjithmonë kënaqësi, siç ka qenë në çdo takim tonin. Falminderit shumë.

– Të nderuar teleshikues, ky ishte emisioni im për sot. Nga unë Roland Qafoku. Mirupafshim.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV