Për çfarë do protestonte Veliaj ndaj Veliajt nëse do ishte ende të MJAFT?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj  është një politikan që suksesin e tij të parë në opinionin publik ka qenë pjesë e shoqërisë civile. Në këto tre dekada lëvizja MJAFT që ai drejtoi për shumë vite ka arritur majën e një shoqate duke patur një ndikim që nuk e ka arritur asnjë shoqatë tjetër. Por nëse Erion Veliaj do ishte në lëvizjen MJAFT, për çfarë do e kritikonte Erion Veliajn si kryetar bashkie?

Zoti Veliaj, jam kurioz të di, sipas jush Shqipëria është më e mirë sot se në momentin që ju jeni kthyer nga Amerika dhe krijuat lëvizjen “Mjaft” ?
Besoj që po, në shumë drejtime, absolutisht nuk i mohoj meritat, apo të mallkoj kundërshtarët. Vendi është më mirë sot por kjo nuk do të thotë që nuk ka nevojë për një ‘Mjaft’, që nuk ka nevojë për një opozitë.
Ju keni thënë, që do jem shumë i lumtur nëse një pjesë e grupit të Lëvizjes ‘Mjaft’ të vijnë dhe të protestojnë poshtë zyrës time.

Po e bëjnë, një pjesë prej tyre sot janë në OJF të ndryshme, një pjesë tek Vetvendosja.

 ‘Mjafti’ nuk ekziston ?
Nuk e di, pasi unë kam kohë që jam shkëputur dhe nuk jam nga ata që i mbajnë fijet lidhur, por fakti që një pjesë e madhe e kësaj lëvizjeje janë të shpërndarë në 4-5 organizata të ndryshme, kanë lindur nga ‘Mjaft-i’ dhe protestojnë kundër meje dhe baskisë më bën të mendoj që ne kemi bërë punë shumë të mire.
Disa i ke në Partinë Demokratike, disa i ke në OJF-ra, tek Vetëvendosja, Nisma Thurje, disa nga iniciativat e LGBT-së dhe shumë aktorë që janë kritikë ndaj punës time sesa aktorët politikë. Për këtë jo vetëm që nuk ndihem fajtor por them sa mirë që ajo që krijuam jo vetëm që nuk i mbajtëm fijet lidhur dhe ajo që krijuam është diçka nga më aktivet, diçka gjenuine dhe jo diçka falso. Sot kemi njerëz që dhe po të dua unë nuk i ndaloj dot në kritikat kundër meje, pavarësisht se kritikat shtohen komplimenti më i madh për ne si themelues është prodhuam një organizëm që çliroi energji kritike kundër pushtetit me qasje opozitare pavarësisht faktit sa më pëlqen dhe faktit që ndonjëherë janë të pabazuara në fakte, por në thelb është e shëndetshme të kemi një shoqëri që kritikon.
Po të ishe në ‘Lëvizjen Mjaft’ për çfarë gjëje do të protestoje kundër Erion Veliajt?

Do kishte shumë gjëra për të protestuar.
Së pari do protestoja për faktin që në shumë procese ne jemi mbrapa. A ka justifikime ? Tirana ka një nevojë urgjente për dy varreza të reja, në lindje dhe në perëndim, përveç asaj që kemi në jug dhe në veri, Sharrës dhe Tufinës. Është qytet me mbi 1 milion banorë dhe kjo do të ishte një vrejtje. Kërkon një projektim, e kemi pasur si ide, por ne mendojmë që dinjitetin njëriu duhet ta ketë vetëm në këtë jetë, jo , duhet ta ketë dhe në atë jetë. Unë po të isha kritik do thosha shumë mirë që ka rregulluar Sharrën dhe Tufinën, por çfarë do bëjmë do vazhdojmë ti shkojmë maleve në pafundësi? Ne vërtet jemi 1 milion, por jemi dhe disa qindra mijra të tjerë që nuk jetojnë më. Kjo është një gjë që më ka munduar këto ditë dhe lamë mbas dore një gjë që unë e kisha merak dhe duhej bërë këtë mandat. Duhet të kishim gjetur tokën , të fillonim me shpronësimin. Nuk mund të arnojmë gjëra që i kemi marrë lëmsh.

 

Të fundit

Temperatura 50 gradë!/ Korriku 2025, i treti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura, korriku i vitit 2025 ishte muaji i tretë më i nxehtë i...

Durrës Marina/”Projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve në ajër

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku...

SHBA-të nxjerrin në ankand superjahtin e sekuestruar rus, me vlerë 325 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara po nxjerrin në ankand superjahtin luksoz rus, Amadea, i sekuestruar me vlerë 325 milionë dollarë. Kjo shënon shitjen e parë të...

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për të mbrojtur popullin e Gjermanisë...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

Lajme të tjera

Web TV