Sherr me thika në “Pazarin e Vjetër” në Gjirokastër, pranga 21-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër ku 21 vjeçari XH.L., ka goditur me thikë G.L.,36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pazari i Vjetër” për motive të dobëta. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e plagosjes dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

36-vjeçari XH.L ndodhet në spital; jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, bie në pranga 21-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë

Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L. Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Fëmija 2 vjeç rrëzohet në një kënd lojërash, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një fëmijë 2-vjeçar është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në një kënd lojërash në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një...

Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç...

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave...

Kredia për shtëpi “prek majat”, para hyrjes në fuqi të masave kufizuese

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar ka arritur rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të...

Defekt misterioz në radar/ Kaos me fluturimet në Britani, të gjithë avionët ulen në tokë

Disa aeroporte kryesore u detyruan të ndalonin operacionet për shkak të një defekti teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS në Southampton,...

Lajme të tjera

Web TV