Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka reaguar pas postimit të ish-kryeminiostrit Berisha lidhur me zgjedhjet në Malin e Zi.
Berisha ka akuzuar Ramën dhe Vuçiç se kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve të Malit të Zi duke krijuar përçarje në partitë shqiptare atje.
Spiropali shprehet se për inat të Kryeministrit janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, duke thumbuar kështu ish-kryeministrin Berisha.
Statusi i plotë
Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk jua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot. /Ra.My.Fjala.al/