Veliaj: Dy politikanët e PD që më uruan shërim nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht ashpërsisë së saj dhe qëndrimeve ekstreme politika shqiptare ka shembuj që tregojnë qytetari. Kur Erion Veliaj u sëmur me Covid-19 dy politikanët të njohur të opozitës e kanë marrë në telefon dhe kanë uruar shërim të shpejtë. Kush ishin ata? Për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU i bëri publikë vetë Erion Veliaj. Tritan Shehu dhe Kreshnik Çollaku më morën në telefon dhe më uruan shërim.

Z.Veliaj, më bën përshtypje, kur ju deklaruat që ishit mbartës i Covid-19, shumë  iu uruan shëndet të mbarë, shërim të shpejtë. Jam kurioz të di, pati ndonjë kundërshtar politik që ju mori në telefon për t’ju uruar të shkuara?

E vërtetë është, po, pati edhe prej atyre kundërshtarëve politikë që më morën në telefon për të më uruar shërim të shpejtë. Tritan Shehu, i cili është gjithashtu mjek,  e vlerësova jashtëmase. Një tjetër koleg  me të cilin kemi pasur shumë debate dhe që ka drejtuar grupin e PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku, më uroi shërim të shpejtë. Unë besoj që njerzillëku duhet të na shoqërojë të gjithëve. Por ja që ka edhe nga ata që  kanë kulturë urrejtje dhe ti se kupton se nga vjen në çështje të tilla kur preket shëndeti. Megjithatë kur i sheh janë njerëz që nuk jetojnë në Shqipëri por janë vetëm tifozave të partive të ndryshme politike. Aty e kupton se siç politika ka forcën të bashkojë dhe të ndërtojë, politika ka po aq fuqinë të shkatërrojë shpirtra njerëzish që as tërmeti nuk e ka, dhe t’i përçajë dhe t’i injektojë frymë urrejtjeje. Nëse kundërshtari mendon se vdekja ose fatkeqësia jote do t’i shpëtojë, e kanë gabim. Unë mendoj se është gjithmonë energjia pozitive, mendimi alternativ fitues, jo vdekja e kundërshtarit. Për të gjitha këto arsye, kam zgjedhur të injoroj. Por besoj se kemi nevojë për më shumë bashkim, mirësi dhe në disa punë siç janë këto që shtrohen nga tërmeti dhe pandemia nuk është momenti për të bërë politikë. Ajo që vlerësoj shumë është se pasi bëra njoftimin, u njoha me shumë kolegë që kishin turp të thonin se ishin të prekur nga Covid-19. U thashë se kjo stigmë, se nuk bëhet fjalë për imoralitet apo mëkat, është virosë e vështirë, por aspak kriminale. Se është më mirë ta thuash për t’i emancipuar njerëzit, por edhe për të treguar se nuk është imun askush ndaj saj.

 

Të fundit

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media,...

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Lajme të tjera

Web TV