Dy të vdekur të tjerë nga Covid-19 në Greqi, shkon në 271 numri total i viktimave

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 2 vitima të tjera nga koronavirusi në Greqi.

Bëhet fjalë për një burrë 80-vjeçar nga Asvestochori, i cili u trajtua në AHEPA dhe një grua 102-vjeçare, e cila u trajtua në Evangelismos.

Sipas të dhënave nga institucionet përkatëse ka shkuar në 271 numri i vdekjeve nga Covid-19 në shtetin helen./Jo.Be/Fjala.al