Gjovalin Lokën bashkëpunëtor i Sigurimit/ Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar ditën e sotme qytetin e Korçës ku është takuar edhe me funkionarë të Policisë së Shtetit.

Gjatë kësaj vizite Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e bëra nga opozita në drjetim të tij se Gjovalin Lokaj ka qënë bashkëpunëtor i sigurimit.

 Lleshaj ka thënë se mban përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.

Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

Deklarata u bë në Korçë, ku ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.

Partia Demokratike akuzoi drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike  Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kjo akuzë është vërtetuar nga ana e Komisionit të Vlerësimit të vettingut në polici, por Loka u konfirmua në detyrë, pasi u tha se ai nuk ka firmosur asnjë dokument për sa kohë ka mbajtur poste në Sigurim. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV