Kosovë/ Apel qeveria të heqë tarifat për studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata “Demokracia Studentore”, i ka kërkuar qeverisë në Kosovë që të heqë pagesat për të gjithë studentët.

Nëpërmjet një komunikate për mediat vendase, “Demokracia Studentore” ka deklaruar se megjithëse studentët janë kategoria më e varfër e shoqërisë, atyre po u bëhet presion për kryerjen e pagesave dhe të shërbimeve të tjera.

“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat e tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë pandemie studentët të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi që student është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Demokracisë Studentore, studentët nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare./Er.Ke/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV