Makina e tonazhit të lartë përplaset me veturën, disa të plagosur

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Klos. Aksidenti është shënuar në Zall-Shoshaj të Burrelit.

Një makinë e tonazhit të rëndë që transportonte inerte ka aksidentuar një makinë, brenda së cilës po udhëtonin disa persona.

Nga aksidenti i rëndë raportohen disa persona.

Është krijuar një radhë kilometrike, pas bllokimit të trafikut. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al