Marziyeh Ebrahim dhe historia e saj që u bë virale në internet

Në vitin 2014, gjinekologja 24-vjeçare Marziyeh Ebrahim ndaloi në trafik në rrugët e Isfahan, Iran, ndërsa si çdo ditë ajo ishte rrugës për të shkuar ne punë në spital.

Ishte vapë, dritarja e saj e makines ishte e ulur, kur papritmas dy djem në bordin e një motoçiklete pranë saj hodhën acid mbi të.

Përgjegjësia i atribuohej një grupi fanatikësh fondamentalistë, nga të cilët, megjithatë, nuk u gjet asnjë gjurmë.

Marziyeh, megjithë dhimbjen dhe vështirësitë e mëdha, nuk u dorëzua kurrë dhe pas mbi 20 operacionesh, ajo arriti të përmbushë ëndrrën e saj të dashurisë duke u martuar në 2017 me të dashurin e saj Mehrdad, i cili ndërkohë nuk e kishte braktisur.

Kjo është një nga dashuritë e rralla e cila duke kaluar përmes një eksperience të dhimbshme por edhe një durimi të madh u finalizua me fundin e lumtur.

Rasti i gjinekologes 24- vjeçare Marziyeh Ebrahim është kujtuar sot edhe nga Kalendari Enciklopedik Shqiptar duke kujtuar që jeta është një sfidë e pandalur dhe sekreti është të mos dorëzohesh asnjëherë. Ru. Do/ Fjala