PS në prag ndryshimesh, mblidhet në Elbasan grupi parlamentar

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në Elbasan grupin parlamentar për të bërë një bilanc dhe për të caktuar mbajtjen e Asamblesë, e cila do të zgjedhë dhe kryesinë e re.

Mbledhja ka filluar rreth orës 16:00. Duke qenë se ndodhemi gjatë pandemisë së Covid-19, socialistët e kanë të vështirë të mbledhin të gjithë anëtarët në një sallë dhe prandaj kanë menduar për një sistem miks.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për listat e kandidatëve dhe për drejtuesit politik të qarqeve.

Socialistët janë në pritje të vendimit të Kryeministrit nëse qeveria e tyre do të pësojë ndryshime apo Rama do të vijojë të mbajë të njëjtin kabinet deri në pranverën e viti të ardhshëm.

Edhe implementimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të jetë pjesë e tryezës së grupit parlamentar socialistë.
Listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të diskutohen në Këshillin politik, ku partitë pritet të çojnë edhe drafte me propozimet e tyre. Ka.Li/fjala.al