Rama kërkon mandatin e tretë nga Elbasani: Mund të bëj më shumë për shqiptarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2021.  Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan ku mblodhi këtë pasdite grupin parlamentar të PS.

Rama iu drejtua shqiptarëve me thirrjen për një mandat të tretë, duke thënë se ka dëshirën, ambicien dhe vullnetin për të bërë më shumë për ta.

“Po nisim sezonin e fundit të këtij mandati të vështirë dhe sfidues për të gjithë ne. Sezonin e sapokaluar na u desh të përballemi me tërmetin shkatërrues dhe me pandeminë globale që vazhdon, a thua se s’na dilnin e s’na tepronin vështirësitë tona në kthesën e vështirë ku është futur Shqipëria. Tërmeti dhe pandemia nuk janë ngjarje dosido, por janë ngjarje që tundin tokën e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Në fakt qeveria jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të përballuar pasojat e këtyre dy ngjarjeve.

Sot jemi mbledhur që t’iu ftoj në një reflektim të thellë, por të shpejtë, që sot dua ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme bashkarisht, secili individualisht dhe në grupe të vogla, një reflektim se si do ta vazhdojmë përpjekjen tonë në vijim dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat me bindjen për të merituar një mandat të tretë.

Po nis nga vetmja: çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë në këtë sezon për të merituar respektin e atyre që më besuan drejtimin e Shqipërisë. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për shqiptarët? Po ju a jeni deputetët më të mirë që ata mund të kenë? A është kjo që kemi bërë deri më sot më e mira që ne mund të bëjmë për ta? Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe se ju, që na vunë në krye të vendit. Këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton.

E pyes veten shpesh: Po PS, që sot përfaqësohet nga ne, mund të bëjë në krye të vendit më shumë se kaq? Përgjigjja ime është pa asnjë dyshim “Po”. Kam bindjen dhe besimin se mund të bëj akoma më shumë, ndryshe nuk do të kisha bindjen për të vijuar më tej. Unë jam i gatshëm t’ua provoj shqiptarëve se kam dëshirën, ambicien, vullnetin për të bërë më shumë për ta,” tha ndër të tjera kryeministri.

Të fundit

Zjarr masiv në veriperëndim të Spanjës, dhjetëra fshatra nën kërcënimin e flakëve

Zjarret shkrumbuan 30,000 hektarë të Spanjës perëndimore në më pak se 24 orë, treguan të dhënat satelitore të martën,...

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit

-Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i...

Rama ndan fotot: Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

Kërkimet arkeologjike kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV para erës sonë në Bushat të Shkodrës.Lajmi u bë publik nga kryeministri...

Aksident me tre të plagosur në Ksamil, turku me motor përplas italianin në trotuar

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth orës...

Kina po ndërton robotin që mund “të lindë” foshnja

Ekziston një robot për çdo gjë. Çfarë kohe për të jetuar – njerëzit po martohen me robotë të inteligjencës artificiale, dhe tani robotët së shpejti...

Lajme të tjera

Web TV