Policia e Durrësit ka arrestuar një të mitur pasi tentoi të vidhte gjatë natës një lokal në lagjen numër 4 të këtij qyteti.

Nga shërbimet e Policisë Durrës u ndalua shtetasi i mitur H. L., 15 vjeç, pasi tentoi të vidhte gjatë natës në një lokal në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 4, Durrës. I mituri dyshohet se theu xhamin e jashtëm të lokalit por u pikas nga pronarët që lajmëruan policinë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme. /Ra.My.Fjala,al/