Ylli i pornos paditet me 20 akuza të reja/ Rrezikon 250 vite burg për përdhunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, Ron Jeremy, ylli i filmave porno është paditur ditën e djeshme me 20 akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual ndaj 12 grave dhe një adoleshenteje 15-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur prokuroria e Los Angeles në SHBA.

Sipas mediave, akuzat vijnë dy muaj pasi 67-vjeçari u akuzua për përdhunimin e tri grave dhe sulm seksual ndaj një të katërte. Me akuzat e reja ka shkuar në 17 numri total i viktimave të tij, nga mosha 15 deri në 54 vjeç, përgjatë një periudhe 16-vjeçare.

Por nëse ai dënohet për krimet që ka bërë, rrezikon 250 vite burg, e nga ana tjetër Jeremy ka mohuar të gjithë akuzat që rëndojnë mbi të.

Jeremy është emri më i njohur në pornografi, pasi ai ka qenë protagonist në mbi 1.700 filma përgjatë karrierës së tij 40-vjeçare. Avokati i tij ka thënë se klienti i tij ‘ka qenë dashnor i mbi 4 mijë femrave’ dhe se ‘femrat i hidheshin vetë sipër’.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar shumë për të, por në vitin 2017, revista Rolling Stone raportoi se dhjetëra femra e kanë akuzuar atë për dhunë seksuale. Por ai ka deklaruar për revistën se nuk ka përdhunuar dhe nuk do përdhunojë kurrë një femër. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari…

Nga Lutfi Dervishi Gonxhe nuk është i pari... Klasifikimi përfundimtar dhe real i votave preferenciale në PS, bazuar në raportin votë/kandidat: 1....

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin të fitojë me një farsë,...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

Lajme të tjera

Web TV